FOTO/ ‘Prangat për pak i këputën dorën’... Pamjet e rënda të invalidit që u dhunua nga policia te ‘Astiri’

FOTO/ ‘Prangat për pak i këputën dorën’... Pamjet e rënda të invalidit që u dhunua nga policia te ‘Astiri’

20:11, 15/11/2019
A+ Aa A-

Janë pamje të rënda ato të një invalidi i cili u arrestua dhe u dhunua nga policia disa ditë më parë në zonën e Astirit, gjatë aksionit të IKMT-së për shembjen e banesave.

Siç shikohet edhe nga fotot e siguruara nga avokati Artan Manushaqe, dhuna e policisë ndaj shtetasit Gent Alla kalon çdo limit që i lejohet forca të rendit. Alla ka hematoma të shumta në fytyrë por edhe shenja në duar nga shtrëngimi i fortë i prangave.

Sipas Manushaqes, banori është invalid dhe në foto shihet se prangat e kanë shtrënguar aq shumë sa për pak i kanë këputur dorën.

“Gent Alla. Syrin siç e shikoni dhe prangat i kanë shtrënguar aq fortë sa desh i kanë këputur dorën e paralizuar!

Geni është invalid e njeri i drejtë e i mirë, ka probleme edhe me të folurin por nuk ka problemet e trurit siç i ka rama e mercenarët e tij!”– shkruan Manushaqe.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco