Kryediplomatët e SHBA, BE, Gjermanisë, Britanisë në zyrën e Bashës

Kryediplomatët e SHBA, BE, Gjermanisë, Britanisë në zyrën e Bashës

15:36, 12/11/2019

E ngarkuara me punë  e SHBA-së, Leyla Moses-Ones, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, ai i Gjermanisë, Peter Zingraf, i Britanisë, Duncan Norman dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare kanë shkuar në selinë e PD-së.

Në këtë takim të planifikuar me kreun e opozitës Lulzim Basha, janë edhe përfaqësues nga OSBE-ja.

Takimi ka pak minuta që ka nisur dhe mësohet se pjesë e tij do të bëhen edhe të tjerë ambasadorë.

Ende nuk dihet tema e këtij takimi të zgjeruar të Bashës me përfaqësuesit diplomatikë në Tiranë, por besohet se kriza politike dhe situata që po kalon Shqipëria janë tema të diskutimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Hahaha12/11/2019 16:26

Bravo Luli, i le protestuesit e Astirit ne meshire te fatit, per tu takuar me disa ambasador qe cdo dite mbeshtesin diktaturen e Rames. Urime!

ktvut12/11/2019 15:43

jane duke i thene brravo, po ben nje pune te mire, reforma po ecen dhe ti do jesh lider. rama u be model boteror fal evropes

Shto koment

Denonco