‘Një djalë kishte hundën e thyer’, Ervin Goci flet nga komisariati: I kanë rrasur në qeli kot, ka gra, fëmijë!

‘Një djalë kishte hundën e thyer’, Ervin Goci flet nga komisariati: I kanë rrasur në qeli kot, ka gra, fëmijë!

07:56, 12/11/2019
A+ Aa A-

“Është një gjenocid”, kështu e ka cilësuar pedagogu Ervin Goci situatën në zonën e Astirit, ndërsa ndodhet i shoqëruar pranë komisariatit numër 3 në Tiranë.

“Situata për mua është në kufijtë e sulmt të shtetit ndaj qytetaruit, ishte e frikshme, ishte thjesht një krehje zone, kapnin njerëzit aty ku ishin nga kafenetë, imagjino që nuk kishte një organizim të policisë.

Kishte makina të civilëve që dhunoheshin në mënyrë aksidentale, në konsideratën time, ky ishte një gjenocid ndaj banorëve, nuk e di sa mund të arrestohen të tjerë, nja 300 i kam parë unë.

Unë jam te komisariati numër 3, maksimumi që ndodh si procedurë është ti e ke emrin dhe po të rrasim brenda, shumica prej këtyre që shohim janë rrasur në qeli kot. Janë me qindra, të paktën nga ajo që pashë unë që janë shoqëruar. 

Mua nuk patën mundësi që të dhunonin, pasi isha larg nga vendndodhja, ishte thjesht një demostrim force. Ka persona që janë shoqëruar dhe të goditur, një djalë e kishte hunën e thyer, e nxorën dhe nuk e di as se ku e kanë çuar”, u shpreh Goci në Fax News.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

dru kokes12/11/2019 11:32

rrembeni armet o njerez. si mendoni ju se me protesta paqsore do mbroni shtepite. armet e zjarrit ore nuk ka rruge tjeter. kta qe po qeverisin vetem pse gjysherit e tyre moren armet 75 vjet me pare vazhdojne akoma te sundojme me zjarre hekur. atehere si i behet: rrembeni armet dhe ju ndryshe pa arme nuk ka. ose ikni dhe lerini shtepite e mos u ankoni kot.

Shto koment

Denonco