Denoncimi/ ‘Një anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe një i Gjykatës së Lartë janë zgjedhur pa short’

Denoncimi/ ‘Një anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe një i Gjykatës së Lartë janë zgjedhur pa short’

21:43, 11/11/2019
A+ Aa A-

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh një anëtar i Gjykatës së Lartë dhe një anëtar i Gjykatës Kushtetuese janë zgjedhur pa short.

‘Kemi dy probleme. A kemi një Gjykatë Kushtetuese, a ka filluar emërimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, konform procedurave kushtetuese, siç e ka ligji dhe Kushtetuta?

E dyta, nëse arrijmë në konkluzionin që këto procedura janë shkelur, atëherë a është e kapur kjo Gjykatë që në lindje sepse politika nuk shkel kot. KED janë zgjedhur me gogla. Në Gjykatën e Lartë kishte mbetur vetëm një anëtar dhe nuk ka çfarë shorti të hidhet me një anëtar.

Nga Prokuroria e Përgjithshme ishte vetëm një që mund të vinte, që kishte mbaruar magjistraturën, që ishte Arta Marku. Pra kemi një anëtar nga Gjykata e Lartë pa gogla, që ka 6 vite që i ka mbaruar mandati. Kemi një anëtar të Kushtetueses, pa gogla, sepse një ishte'.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco