Ngjela: Macron-i i vogël të plasë nga marazi. Franca s'i bën dot gjë Shqipërisë

Ngjela: Macron-i i vogël të plasë nga marazi. Franca s'i bën dot gjë Shqipërisë

23:19, 17/10/2019

Shpërthim i jashtëzakonshëm, i paparë ndonjëherë, i avokatit shumë të njohur dhe shumë të ditur, Spartak Ngjela.
Lexoni statusin e tij dhe do të mbeteni pa mend. Lexoni dhe do të kuptoni se ku qëndron xhelozia e Francës ndaj Shqipërisë!
Vetëm mendja e rrallë dhe gjeniale e avokatit, mund të bëjë këtë zbulim…

"Xhelozia e politikës franceze", thotë avokati,  është aleanca primare dhe e fuqishme shqiptaro-amerikane. Ky është sekreti që fsheh i vogli Macron, le të pëlcasë nga marazi.

Për herë të parë, që nga koha e Enver Hoxhës dhe deri sot, ky është zbulimi më i madh dhe kjo është goditja më fatale, që i jepet Francës nga Shqipëria.

As babai i Spartakut, Kiço Ngjela, ish eksponent i lartë i Partisë së Punës dhe as vetë Enver Hoxha, nuk kanë guxuar ta godasin Francën në këtë mënyrë kaq vdekjeprurëse, shkruan TPZ.al.

Postimi i plotë i Spartak Ngjelës:

Asnjë gjë nuk i bën më dot Franca Shqipërisë.

Ajo ishte, në fakt, fuqia retrograde që i dha në vitin 1912 Serbisë dhe Greqisë mbi 80 mijë kilometra katrorë territor shqiptar.
Asgjë nuk i bën dot më sot Shqipërisë. Shqipëria sot është aleatja më e madhe në Ballkan e Shteteve Bashkuara dhe Gjermanisë.

Rruga e Shqipërisë sot është likuidimi i korrupsionit antikombëtar të lidershipëve politikë të të dy krahëve të politikës.Të tjerat janë pas dhe vijnë mbrapa.

Rusia dhe Franca janë në dekadencë nga borxhet. Asgjë nuk i bëjnë dot Shqipërisë.
Bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor do bashkim me skemë të plotë, dhe të dy shtetet shqiptarë, Shqipëria dhe Kosova, duhet të bashkohen sa më shpejt që të jetë e mundur, me ndihmën e madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Xhelozia e politikës francezë është aleanca primare dhe e fuqishme shqiptaro-amerikane. Ky është sekreti që fsheh i vogli Makron. Le të pëlcasë nga marazi! Shqipëria tani ka filluar reformimin real të historisë së saj në Ballkanin Perëndimor.
Kjo është e vërteta.
Asgjë nuk i bën dot nesër politika franceze të ardhmes historike të Shqipërisë natyrore në Ballkanin Perëndimor… dhe aleancës së fuqishme shqiptaro-amerikane.

Le të veprojë si të dojë i vogli Makron…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arberi20/10/2019 17:14

E paska perplas treni ngjelen ska faj i qenka shkeput truni nga Kafka i bon xhoko.

G.T.18/10/2019 13:47

Po ky ka rrjedhur prej kohesh, dhe punon per llogari te dikujt...Ndiqeni kronologjine e intervistimeve ne TV, do te kuptoni qe eshte .....vetem demagog, por jo ekspert....Me vjen keq q humbin kohen tv qe e therrasin...!!!

karagjozi Ngjala18/10/2019 10:17

O zot çfarë karagjozi ! Karagjoz është edhe Rama, por ky kryetari i partisë që nuk mbush dot as edhe një autobuz me antarë të saj, e del me akuza të njëllojta ndaj të gjitha partive të tjera, është kulmi i budallallëkut e protagonizmit politik në Shqipëri.[ Nuk i vë faj këtij personazhi sa komik, aq edhe destruktiv të shoqërisë shqiptare. Ajo që është më shqetësuese, është fakti se përse thirret ky person kontravers në studiot e mediave shqiptare. Ky farë kacagjeli debil, e shet veten si më i dituri me patrioti shqiptar, duke ju tundur gishtin gjithë të tjerëve me kërcënimin, mbylleni gojën e më dëgjoni mua çfarë them, se unë jam "profesionisti" i vetëm në Shqipëri e se jam unë që përfaqësoj Amerikën në Shqipëri.. Ndërkaq edhe një fëmi i shkollës 8 vjeçare e di që në SHBA, si në të gjitha vendet demokratike, ndryshojnë qëndrimet politike në vartësi të rotacionit politik. Nuk e kemi dëgjuar asnjëherë këtë palo avokat, që e shet veten si eksperti më i shquar i drejtësisë "anglo-saksone", të na e shpjegojë se pse në Britani e në SHBA, ka përplasje të forta midis konservatorëve e liberalëve.. Ka një politikë e Blaer e një politike të Thecer në Britani, Ka një politike të Obamës e një politikë të Trump në SHBA. Dreqi e mori por nuk ke sepse të injorojmë faktin se në SHBA të nxitur nga dy forcat politike , veprojnë komisione hetimore ,e akuza të rënda, njeri kundër Tramp e tjetri kundër Biden. Ky "profesionist" i politikës e drejtësisë, përse nuk na thotë se cila palë politike ka të drejtë në SHBA por na rekomandon të dëgjojmë vetëm Amerikën ? Po cilën Amerikë ore dërdimen duhet të dëgjojnë shqiptarët, Amerikën e kenianit Obama, apo të Trump ? Amerikën e Reganit apo të Xhimi karterit ?

Mandi18/10/2019 10:13

Edhe ti o Pederast Ngjela je i bler nga shoku jot Rama ti je nje kokra e Mashtrusit edhe nje lepirs qe te njofin te gjithe po ska Popull tu shpori ju maskarenj qe aty

XX18/10/2019 08:44

"Le te plase Franca se Shqiperia ka nisur reformat" thote i madhi Tak-spar per te voglin Makron! Tingellon si teoria e evulucionit! Jo se mbroj Mikron (Makronin), por duke ia hedhur fajin atij nuk e nxjerrim dot hunden nga llumi ku jemi zhytur.

Taku Spurdhjaku18/10/2019 07:47

Macron i vogël dhe Rama i madh (nga dimensionet e shtatit), shtati pyll e mendja fyll. Edhe Bonaparti ishte i vogël (nga shtati) por Francën e bëri të madhe. Edhe Skënderbeu ishte i vogël nga shtati por veprat i pati gjigande, e bëri Shqipërinë të pavdekshme. Mbas tij në Shqipëri kanë mbretëruar vetëm shtatlartë, të mëdhej, halé (qenef) zullapër, ndërsa Shqipëria e vocërr, çdo ditë më e vocërr, ndërkohë ne vazhdojmë me shtatlartë. Sigurisht që nuk varet nga shtati, ky shkrim për humor të avokatit të tronditur nga trutë. Sepse Gjushi, Braçe, Prejleshi, Roshi ... janë xhuxha një metër e një loqe të gjatë, por aq të fëlliqur sa qelbën dyrnjanë njëlloj si zullapi i madh nga shtati.

Arber18/10/2019 04:56

Megjithe "rreshqitjet" ka dicka te vertete ne "rrokopujen" e avokatit. Shqiperia ka pasur aleate Gjermanine, Austro-Hungarine qe nga krijimi i shtetit Shqiptar, kurse Franca gjithmone ka anuar ne aleance me sllavet e Greket. Shqiptaret ne BE sigurisht do ishin nje vend me shume pro Gjermanise. Po te shohim akoma me tej me Shqiperine ne BE te gjitha portet e Adriatikut nga Slovenia e Kroacia e deri ne Vlore do te ishin nen influencen Gjermano-Austriake. Pozicioni i Frances eshte shume i dobet, sidomos ne aspektin ekonomik e financiar karshi Gjermanise. Flitet per borxhe te medha kombetare te Greqise, Italise Spanjes por ne fakt Franca ka 2.51 Trilion Dollare qe i bie 96.60% te GDP ne 2019.

Balo Bna 18/10/2019 01:32

Franca dhe Rusia jane ne dekadence nga borxhet?? Po perse nuk qenke ti ,qe je i mbytur deri ne fyt me borxhe ne dekadence..? Gjithe Shqiperia e di qe ti flet sipas borxhit..po valle mendon ti se ndonjehere ne ndonje jete,do paguaje Amerika borxhet e tua!!!??? Po qenke vertete idiot pra...

Daj Jaku18/10/2019 00:54

Çmëndet avokati? Po a ka qenë ndonjëherë në rregull nga trutë ky avokati ?

Shqiptari17/10/2019 23:52

Hahahahaaa!!!! Kur thote ky mut-muti I VOGLI MACRON, ky nuk vlen as sa muti i qenit te z. Macron!!! Ky idiot qe paguhet nga 3000 euro ne muaj nga Rama per keto hajvanlleqe, qe keto qe thote ky nuk i thote asnje pacient i degraduar i psikiatrise, naten shikon endrra sikur pas nenshkrimit ne vilen qeveritare ne Ishullin e Sazanit te marreveshjes se madhe dy-paleshe RAMA - TRUMP, me propozim te DASH, Spartak Ngjela do te zgjidhet President i Shqiperise. Presidenti i pare Anglo-Sakson i Shqiperise!!!! Hahahahaaaa! Shyqyr o Zot! Shyqyr qe nuk na le asnjehere pa budallenj te ketij niveli!!!!!! Ndryshe si do te kishim bere pa qeshur me lot me gomarlliqe te ketij niveli!!!

Londra17/10/2019 23:45

Na hape barkun Ngjela! Mbytu me nje pike uje te shpetosh veten!

Shqiptari17/10/2019 23:44

Vetem kete mut - muti Enver Hoxha e ka denuar tamam. Ky psikopat duhet te mbyllet ne ndonje kafaz cmendie bashke me Edi Ramen!!! Une propozoj qe ky idiot te hedhe kandidaturen per majmun ne ndonje kopsht zoologjik ne SHBA!!!

Genti17/10/2019 23:28

Ku po shkon kjooo boootttt!!!! E di vetem Takuuuuuuu,, qr,, me tê till pleq gjynah tê l?ngojn kta djem,

Shto koment

Denonco