‘Protesta i dha frytet’/ Qeveria Rama shkurton fondet me 2.5 mln euro për Universitetet

‘Protesta i dha frytet’/ Qeveria Rama shkurton fondet me 2.5 mln euro për Universitetet

16:47, 11/10/2019
A+ Aa A-

Protestat studentore që nxiten qeverinë të destinojë më shumë fonde për arsimin e lartë këtë vit buxhetor ka rezultuar një nismë pa sukses, duke dhënë frytet e para, por jo për mirë, por për keq.

Qeveria shqiptare në rishikimin e buxhetit 2019 ka shkurtuar fondet për Arsimin e lartë me 196 milionë lekë ose rreth 1.6 milionë euro, teksa fondi është 2.5 mln euro më i ulet se, i vitit 2018.

Në buxhetin fillestar të vitit 2019 për Ministrinë e Arsimit ishin miratuar 7.4 miliardë lekë, ndërsa me rishikimin e buxhetit që tashmë është botuar në fletoren zyrtare financimet për arsimin e lartë janë 7.2 miliardë lekë ose rreth 200 milionë lekë më pak në fillim vit.

Fondet e dedikuara për universitetin këtë vit janë programuar edhe në një nivel më të ulet se një vit më parë. Në aktin e dytë normativ të buxhetit 2018, fondet për arsimin e lartë ishin 7.5 miliardë lekë ose 300 milionë lekë  (2.5 mln euro) më të larta se rishikimi i fundit i buxhetit 2019.

Nisur nga protestat e gjata të studentëve në dhjetor të vitit të kaluar qeveria shqiptare nëpërmjet një nisme të cilësuar “Pakti për Universitetin” premtoi rritje fondesh për buxhetin e universitetit.

Në këtë kuadër qeveria njoftoi edhe anulimin e Koncesionit PPP, Thumanë -Kashar për qëllimin që fondet e programuara për këtë projekt ti shkonin paktit për universitetin. Kjo deklaratë e qeverisë u bë ani pse në buxhetin 2019 nuk kishte asnjë fond të programuar për financimin e koncensionit Thumane -Kashar e për rrjedhojë nuk mund të kishte asnjë rritje reale të buxhetit për universitetin.

Në 8 vitet e fundit, buxheti i arsimit të lartë është luhatur në 10 miliardë lekë në vit, ku rreth 7 miliardë financohen nga buxheti i shtetit dh pjesa tjetër më shumë se 3 miliardë lekë nga tarifat që paguajnë studentet për studimet e larta.  70% e financimeve sigurohen nga qeveria dhe 30% nga universitetet.

Ministria e Arsimit ka të drejtë të ketë shumicën në bord, i cili merr vendimet financiare për investimet në infrastrukturën e universiteteve dhe ekzekuton buxhetin e tyre. Duke qenë se shumica e anëtarëve në bord nuk kanë lidhje me universitetin, për rrjedhojë vendimet e tyre kanë qenë larg nevojave që ka universiteti, kanë pohuar pedagogët.

Edhe pse tarifat e arsimit të lartë janë rritur me rreth 20% pas vitit 2015, të ardhurat totale prej tyre kanë shënuar rënie, për shkak se numri i studentëve ka ardhur në rënie.

Në katër vitet e fundit, për çdo vit akademik, në auditorët e universiteteve shqiptare po ulen më pak studentë. Numri i studentëve nuk është tkurrur vetëm në arsimin publik. Në universitetet private, tkurrja e numrit të studentëve ka nisur më herët. Në 2012-n ishin të regjistruar në universitetet private rreth 35 mijë studentë.

Aktualisht në universitetet private studiojnë 23 mijë studentë, rreth 11 mijë studentë më pak. Rënia e studentëve në universitete private lidhet dhe me mbylljen e shumë institucioneve të arsimit të lartë jopublik, të cilat nuk plotësonin kushtet. 23 universitete private nuk kishin asnjë student në vitin 2018, sipas tabelës së publikuar nga INSTAT.

/Monitor.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari11/10/2019 17:33

Keta studente, po te kene ideale demokratike, nese e duan te ardhmen e tyre, duhet te nisin greven e tyre pergjithsme kunder diktatures se injorances, kunder diktatures se erresires, kunder diktatures se analfabeteve, te cilet jane kunder arsimit, kunder edukimit, kunder dijes, kunder te ardhmes. Te dashur studente, merrni shembullin tone, te studenteve te 1990, qe nuk na frikesoi diktatura, nuk u terhoqem deri ne arritjen e fitores kunder diktatures komuniste! O sot, o kurre! Pushteti i injoranteve te pangopur eshte kunder dijes dhe arsimit!

Shto koment

Denonco