Lajmi i fundit

Skandal i ri/ Edi Ramës i del emri në një tjetër dosje trafikantësh droge, ‘Shqiponja e zezë’

Tërmeti, Xhixho: Qeveria të lërë propagandën, të shpallë emergjencën

Tërmeti, Xhixho: Qeveria të lërë propagandën, të shpallë emergjencën

14:38, 22/09/2019
A+ Aa A-

Ish deputetja e LSI Erisa Xhixho ka reaguar në një postim në faqen e saj në facbook pas valës se propagandës së qeverisë pas termetit të fuqishëm të një dite me parë.

“Boll më me shoë dhe mbledhje, çdo qytetar shqiptar pret që qeveria të dali në terren për të evidentuar dëmet, për t’i ardhur në ndihmë familjeve që sot gjenden pa shtëpi në qiell të hapur të mbërthyer nga paniku e frika,presin marrjen e masave për të përballuar këtë situatë emergjence”, shkruan Xhixho.

Ja postimi i saj i plotë:

Termeti që shkundi Shqipërinë duhet të kishte shkundur qeverinë e cila gjendet në apati totale për të marrë përgjegjësitë që i takojnë me ligj.

Vazhdon modeli i propagandës dhe jo i përkushtimit që presin qytetarët, të cilët edhe kësaj here u gjendën vetëm në përballimin e situatës më të rëndë natyrore të këtyre 30-40 viteve.

Boll më me shoë dhe mbledhje, çdo qytetar shqiptar pret që qeveria të dali në terren për të evidentuar dëmet, për t’i ardhur në ndihmë familjeve që sot gjenden pa shtëpi në qiell të hapur të mbërthyer nga paniku e frika,presin marrjen e masave për të përballuar këtë situatë emergjence.

Pse është kaq e vështirë të shpallet gjendja e emergjencës për zonat e prekura?
Po normal kur taksat tona shpenzohen për PPP dhe vjedhje galopante si mund të ketë buxhet për të përballuar fatkeqësitë natyrore, për t’i shërbyer qytetarëve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco