Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Tërhiqet Rama pas shantazhit të Tahirit, gjykata e lë të lirë

Tërhiqet Rama pas shantazhit të Tahirit, gjykata e lë të lirë

22:01, 19/09/2019
A+ Aa A-

Edi Rama është tërhequr përballë shantazhit të bërë nga Saimir Tahiri, i akuzuar nga prokuroria për trafik droge.

Tahiri ka lëshuar sinjale të shumta ndaj Edi Ramës në dyert e gjykatës ditët e fundit dhe në seancën e sotme.

Tahiri e ka përmendur shpesh Ramën si ‘shefi i madh’, duke e paralajmëruar se nëse do të dënohej, bashkë me të do të rrëshqiste edhe kreu i PS-së.

Mbremjen e sotme Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të lejë të lirë ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Tahiri është dënuar me 5 vite burg për akuzën e ‘Shpërdorimit të detyrës’.

Por në vendim gjykata është shprehur se Tahiri do të bëjë vetëm 3.4 vite me shërbim prove.

Vendimi është dhënë mbrëmjen e sotme nga trupa gjyqësore Ardit Mustafai, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka.

Këta të tre gjyqtarë kanë vendosur të rrëzojnë akuzat e tjera të ngritura nga prokuroria për Tahiri, që janë ‘trafik i lëndëve narkotike’ dhe ‘korrupsion i zyrtarëve të lartë’.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi që Tahiri të dënohej me 12 vite burg, me gjykim të shkurtuar 8 vite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

vera20/09/2019 10:55

tre gjyqtaret duhet te futen me patjeter ne burg.

Shtetrrumpalle 19/09/2019 22:28

Drejtesi e Reformuar Drejtesi e Mohuar

eDRAMA 19/09/2019 22:22

Peshku i mesem i Shefit te Madh shpetohet nga Drejtesia e Reformuar e Lu-se. Mesazhi eshte i qarte, qe politikanet te vazhdojne te shkelin ligjin se kujdeset Rama te mos ndeshkohen.

Shto koment

Denonco