VIDEO/ Shikoni se si po shkatërrohet Parku Rinia në mes të Tiranë

VIDEO/ Shikoni se si po shkatërrohet Parku Rinia në mes të Tiranë

23:46, 15/09/2019
A+ Aa A-

Parku Rinia në mes të Tiranës është duke u shkatërruar. Pasi ka nisur betonizimi, janë duke u shkulur edhe pemët dhjetëra vjeçare që kanë ushqyer qytetin me ajër.

Gjithçka po ndodh natën, larg syrit të qytetarëve, që do të përballen me shkatërrimin në mëngjes, ashtu siç edhe u përballën me betonin.

Gerti Bogdani ka publikuar në faqen e tij në Facebook videot nga shkatërrimi i parkut Rinia, duke akuzuar kryebashkiakun Erion Veliaj.

Reagimi i Gerti Bogdanit: 

Kanibalizmi i Bashkisë nuk paska kufi, ja c'po ndodh ne mes te nates te Parku Rinia!!!

#Turp t'i vije ketij kryetari bashkie, po keshtu eshte kur e merr mandatin 2 here #qyl ...rrofshin filizat qe nxjerr reklame ne TV €rion Velia, se ne te vertete paska qene armiku me i madh i pemeve e i gjelberimit!!!

E mbyte Tiranen me pallate e me beton, me pluhur e trafik!!! Po c'borxh te kane njerezit e femijet qe edhe ato peme qe mezi i rezistuan kohes, t'i shkulesh sot si hic mos gje?!

C'borxh te kane qe edhe ate park te vetem qe i kishte mbetur ne qytet po ia ben te pa perdorshem?! C'borxh te ka Tirana dhe Tiranesit?!

#BashkiaQeDuam apo #BashkiaQeNukDuam

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco