Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

‘U thashë që të mos ....’/ Meta tregon paralajmërimin që i bëri opozitës një vit më parë

‘U thashë që të mos ....’/ Meta tregon paralajmërimin që i bëri opozitës një vit më parë

21:51, 13/09/2019
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta i ftuar në ‘Çim Peka Live’ ka folur edhe për ato që ai i quan pakënaqësitë dhe kritikat e tij të vazhdueshme ndaj opozitës, duke u ndaluar edhe te djegia e mandateve për të cilën thotë se jo vetëm ka qenë kundër por e ka paralajmëruar opozitën një vit më parë që të mos e ndërrmarrë një hap të tillë.

‘Opozita po të më kishte dëgjuar do ishte shumë mirë për të por edhe për vendin.

Po kështu edhe Rama po të kishte dëgjuar këshillat e mia me kohë do të kishte qenë shumë mirë për të dhe vendin. Unë jam shumë i pakënaqur me opozitën. E para për lënien e mandateve. Unë e kam paralajmëruar opozitën që një vit më parë që kjo është një ide shumë e gabuar që nuk do të zgjidhte asgjë, përkundrazi pala tjetër do ta shfrytëzonte duke fabrikuar një opozitë tjetër, gjë që ndodhi.

Unë u kam thënë që mos kujtoni se në Bruksel do mbeten pa gjumë. Dhe kështu ndodhi. Veprimi i Opozitës ishte shumë i fortë dhe i paprecedentë”

 ‘Unë nuk po them se opozita nuk kishtë disa arsye, por ishte një veprim i nxituar. E dyta është reformën në Drejtësi

Se jemi këtu ku jemi, jemi për shkak të zbatimit të njënanshëm të Reformës në Drejtësi dhe opozita duhet të kishte dalë prej kohësh me një platfornë për Reformën në Drejtës. Pas vitit 2017 i gjithë zbatimi i Reformës në Drejtësi ka qene i njëanshëm. Për fat të keq PD u privokua për të ndërrmarrë një rrugë që u shfrytëzua nga maxhoranca për të kapur Reformën në Drejtësi’, tha Meta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco