Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Dekreti që rrëzoi 30 qershorin, a erdhi nga Gjermania? Ja çfarë thotë Ilir Meta

Dekreti që rrëzoi 30 qershorin, a erdhi nga Gjermania? Ja çfarë thotë Ilir Meta

21:18, 13/09/2019
A+ Aa A-

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV dhe SYRI.net.

Duke folur përballë gazetarit Çim Peka, Presidenti Ilir Meta është përgjigjur nëse dekreti që rrëzoi 30 qershorin erdhi nga Gjermania, pasi Meta sapo ishte kthyer nga një vizitë atje.

A është e vërtetë që jeni trysnuar, a u është kërkuar nga Gjermania që ti jepni një zgjidhje për 30 qershorin.

Fillimisht dua të them që unë nuk trysnohem nga asnjë forcë, e brendshme apo e jashtme. Vendimi im nuk ka asnjë lidhje me asnjë faktor të huaj, por vetëm me situatën e brendshme.

Garantimi i pluralizmit dhe zgjedhjet e lira e të ndershme është një detyrim. Edhe pa këto probleme të tanishme, Shqipëria kishte probleme të mëdha nga zgjedhjet e kaluara, si ato të dosjeve që dihet botërisht se nuk janë hetuar.

Vendimi për zhdekretimin e 30 qershorit erdhi vetëm pak ditë pasi ju u kthyer nga Gjermania?

Vizita në Gjermani ishte konfirmuar prej kohësh dhe nuk pasur asnjë lidhje me dekretin.

E gjithë përpjekja ka qenë që Shqipëria të mos ndahej nga Maqedonia në qershor, pasi në qershor ka pasur një vendim shumë më të mirë për Maqedoninë se për Shqipërinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco