Kjo qeveri mashtruesish e librave 'falas'! 80 mijë lekë librat shkollorë, makthi i prindërve

Kjo qeveri mashtruesish e librave 'falas'! 80 mijë lekë librat shkollorë, makthi i prindërve

11:01, 05/09/2019
A+ Aa A-

Orjola Pampuri, ish-deputete e PD ka denoncuar sot me fakte, skemën mashtruese të qeverisë me librat gjoja falas dhe tekstet e vjetra të ricikluara. Kostoja mbi 80 mijë e librave të klasës së shtatë, siç vërehet në listën e mësipërme, është vetëm një shembull se ç'tronditje do të kalojnë familjet shqiptare në nisje të këtij viti shkollor, të cilat mezi përballojnë plotësimin e nevojave bazë të fëmijës, si ushqimin dhe vjeshjen.

Nga Orjola Pampuri

"Skemat e mashtrimit të kësaj qeverie nuk kanë të sosur. Një ndër to është edhe ajo me tekstet shkollore, të cilat prindërve u kushtojnë sa gjysma e pagës në rastin më të mirë kur ata janë të punësuar e në rastet kur janë me ndihmë ekonomike, pra kanë patur fatin e mirë ta përfitojnë atë, mes shumë peripecive, librat u kushtojnë sa thuajse trefishi i saj. 

Dhe më konkretisht, librat për klasën e shtatë kushtojnë 8061 lekë të reja, le t'i shtojmë kësaj shume edhe mjetet e shkollës, të cilat kanë një vlerë më vete, fillimi i vitit të ri shkollor shndërrohet në makth për prinderit, të cilët nuk kanë asnjë alternativë tjetër veçse t'i blejnë me çdo kosto.

Vitin e kaluar u trumbetua fort nisma për tekste shkollore falas, hap që ishte i dështuar që në fillim me propozimin e 'riciklimit' të teksteve duke i kaluar ato tek njëri-tjetri, vit pas viti, me kushtin që të ishin të pashënuara e padëmtuara, ky nje rikthim 35 vite më parë. 

Asnjë hap përpara, vec rikthim pas, për qytetarët e pasuri marramendëse për një grusht njerëzish rreth mashtruesit në krye të vendit. 

Sikur të mos mjaftonte pamundësia, për t'i veshur mirë, për t'i ushqyer mirë, për t'i ofruar një jetë e fëmijëri dinjitoze, sot prindërve shqiptarë i është shtuar edhe kosto e shkollimit në arsimin e detyruar nëntëvjecar, si një hall më shumë në listën e gjatë të halleve që po ua bëjnë jetën të pamundur çdo ditë e më shumë në këtë vend.

Asnjë hap pas, për të larguar këtë qeveri mashtruesish e për t'i rikthyer dinjitetin e shpresën qytetarëve të këtij vendi."

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco