Të pafytyrë! ‘Shut the f*** up’ kur na promovoni! Në ikëm prej politikave tuaja të këqija!

Të pafytyrë! ‘Shut the f*** up’ kur na promovoni! Në ikëm prej politikave tuaja të këqija!

13:50, 31/08/2019
A+ Aa A-

E papreçedentë ajo që ka ndodhur sot!  Një ulërimë i ka dalë nga shpirti, Dr. Jana Nano, një kërkuese shkencore shqiptare në Gjermani, përtej çdo etikete dhe përmbi dhimbjen. Ministria shqiptare e Diasporës, e drejtuar nga Pandeli Majko, e ka evidentuar figurën e saj, aftësitë dhe kontributet e saj si sukses i shqiptarëve nëpër botë:.Kjo ministri njofton:

“Dr. Jana Nano është mjekja e suksesshme shqiptare e specializuar për sëmundjet diabetike. Ajo është pjesë e grupit kërkues "Epidemiologjia e Diabetit" pranë Institutit të Epidemiologjisë në Helmholtz Zentrum München në Gjermani, ku studion identifikimin e përcaktuesve të diabetit dhe sëmundjeve të tjera kronike që lidhen me të. Më parë Nano ka qenë studiuese e jashtme në Departamentin e Epidemiologjisë në Shkollën e Shëndetit Publik në Harvard, Boston, SHBA.”

Por, i beftë dhe i papritur ka qënë reagimi i Dr. Jana Nanos, e cila  iu është drejtuar me ashpërsinë më të madhe, qeveritarëve shqiptarë, që guxojnë të lëvdohen me emrin dhe sukseset e saj në një kohë kur ata e kanë detyruar të largohet nga atdheu i saj:

“Shut the f*** up!!!, kur promovoni njerëz, të cilët u larguan prej politikave tuaja të këqija! Ndihem e turpëruar për ju, që në padyfytyrësinë tuaj, krenoheni për një punë që nuk dhatë asnjë kontribut.”

Ia vlen ta lexoni këtë mesazh ulëritës!/

Nga Dr. Jana Nano.

Thjesht rastësisht, në fakt nga urimet e miqve, vura re që në profilin e Ministrisë së Diasporës, ndër shumë profileve promovimi shqiptarësh në botë, ndodhej edhe imi me një foto.

Ky akt është bërë totalisht pa marrë asnjë lloj aprovimi nga ana ime. Përvec shfryrjes së momentit sesi një faqe zyrtare e shtetit nuk njeh konceptet bazë të privatësisë individuale dhe nuk denjon as të dërgojë një mesazh aprovimi, një ulërimë e brendshme, e papërkufizueshme që më zgjati gjatë gjithë mbasdites më detyroi të ndaj me ju këto rreshta.

Kam rreth 8 vjet që kam ikur nga Shqipëria. Në atë kohë (studente në vitin e fundit të mjekësisë), kisha një entuziazem dhe kuriozitet të përjetoja sa më shumë alternativa të tjera organizimi (më së shumti ne kontekstin e arsimit, se ai ka qenë aktiviteti im kryesor), larg botës ku isha rrethuar. Në atë kohë, në statusin e studentit, ishim përpjekur të artikuloheshim kundër fillesave të kalbëzimit të sistemit. Por me një përqasje tmerrsisht naive, pa kuptuar sa të thella i paska patur rrënjët gangrena e arsimit shqiptar. Sot, nga skandalet e herëpashershme, protestat e studentëve, emigrimi masiv i të kualifikuarve, kuptoj që vendi ka ecur veç mbrapsht!

Ky është një zhgënjim i thellë dhe i trishtë! Në këtë kontekst, kjo strategjia e Ministrisë së Diasporës me promovimin e ;Shqiptarëve në botë’, me duket e dyfytyrë dhe e cekët!

E dyfytyrë, sepse shumë prej këtyre njerezve u larguan pasi nuk patën mundësi tjetër për të patur një jetë të denjë dhe të sigurtë. U larguan pasi vendi i tyre nuk ishte një opsion! Vendi i tyre nuk u dha as edhe një mundësi për të shprehur veten. Është shumë normale që njerëzit të lëvizin përgjatë jetës së tyre për të bërë eksperienca të reja pune a për të shijuar kultura të ndryshme jetese. Por ka një ndryshim të madh kur e bën këtë, sepse vendi yt nuk të siguron nevojat bazike të nje jete normale. Situata aktuale e Shqipërisë është reflektim i drejtpërdrejtë i politikave keqmenaxhuese dhe paaftesisë së drejtuesve.

E cekët, sepse aktivizon dhe stimulon ndjenjat demotivuese tek njerëzit, duke i bërë të mendojnë që andej jashtë Shqipërisë, është toka e premtuar. Të vendosesh si i huaj në një vend të ri ka vështirësite e veta. Nuk ke problemet primitive si në Shqiperi, por forma të tjera si p.sh. duhet të punosh shumë për të fituar besimin e njerëzve, kërkon kohë të krijosh komunitetin tënd të njerëzve ku mund të mbështetesh pasi je totalisht vetëm, diferencat kulturore ose gjuha etj, gjëra që në vendin tënd i merr të mirqena. Të kërkohet të të rregjet lëkura, me pak fjale! Përse gjithe këtë energji te mos e japësh në vendin tend? He pra, pse nuk krijoni kushtet që këta të rinj e të reja të lulëzojne në vendin e tyre e jo gjetkë?

Prandaj, shut the f*** up!!!, kur promovoni njerëz, të cilët u larguan prej politikave tuaja të këqija! Ndihem e turpëruar për ju, që në padyfytyrësinë tuaj, krenoheni për një punë që nuk dhatë asnjë kontribut. Përkundrazi, vendi im është sot edhe me keq seç e kam lënë! Ju jeni arsyeja kryesore pse shqiptarët sot ndihen të palumtur në vendin e tyre dhe ndërmarrin kalvarin e mundimeve të pafundme të “kurbetit” me fëmijët backpak në shpatulla! Të vetmet që duhen të ndihen krenarë janë Shqiptarët, të cilët kontribuan nga njera anë me gjenet luftarake, e nga ana tjetër, me sakrificat e djersën e familjeve, me zemrat e copëtuara ndër kontinente!"

Video e shtuar, ja cila është Dr. Jana Nano.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mergimtari02/09/2019 12:11

This video, and the subsequent reaction, is the product of the wrong assumption, last name Nano must be ours, so let's promote her :) Urime motra! Nuk paska kund ma hall se me kene i lumtun per arritjet personale n'vend t'huj, dhe me t'kja zemra qe toka the vendi jot ashtë zaptu e po dhunohet nga vagabondët e kriminelat injorantë.

Daj Jaku31/08/2019 16:10

Ku pyesim neve për ty moj Zonja Doktoreshë Jana Nano. Neve kemi Manastirleshin, bile edhe me syze; madje kemi edhe edverin sa një zdap që të na rronjë sa malet tona të Lushnjes.

Shqiptari31/08/2019 15:33

E nderuara doktoreshe Nano! Ke plotesisht te drejte ne ulerimen tende te ligjshme kunder ketyre "udheheqesve" te jashteligjshem! Po kujt i drejtohesh? Pandi injorantit, idiotit, te paaftit, qe vete e beri 7 vjet universitetin dhe shyqyr qe kishte t'emen sekretare te fakultetit qe e mori ate cope diplome sa per t'u quajtur me universitet! Streha me e ngrohte dhe fitimprurese e maskarenjve, e te paafteve, e injoranteve dhe idioteve ne profesionin qe jane diplomuar, eshte politika, jane partite, eshte servilizmi, eshte lepirja e bythes se kryetarit! Por keta lloje, si Majko, ne krahasim me kriminelet ordinere te rilindjes jane lule!!!!! Ky ishte Pandi Majko!!!! Ishte vertete student i dhjetorit sepse vitet e studimit e kapen ne ate dhjetor, por jo me idealet e studenteve demokrate qe e donin Shqiperine, qe e donin Shqiperine ndoshta me te mire se Evropa! Ishte thjesht nje nga dhjetra studentet renegate qe futi Ramiz Alia midis studenteve idealiste, sipas planeve te tija djallezore, per t'u bere neser ashtu sic u bene sot! Diktatoret e rinj rilindas te Shqiperise, anetaret e rinj te byrose se rilindur politike te PPSH! Ku jane sot ata "studente te dhjetorit"?? Pandi, Gonxhe, Ahmetaj, e disa ndyresira te tjera qe nuk po me kujtohen per momentin!!!! Ministra dhe politikane te korruptuar, maskarenj, hajdute, te pacipe qe po e shkaterrojne dhe po e boshatisin Shqiperine duke i degdisur perjete large saj, duke e perzene trurin e kombit sepse vete te vetmen zgjuarsi kane vjedhjen dhe mashtrimin! Pse nuk del sot Pandi hundederri te bej nje analize te thelle se cfare i premtoi dhe i ofroi rinise shqiptare keto 29 vite pluralizem? Apo eshte futur tek poturret e Rames dhe po ia thith (blowjobing)!!!!! Turp per majkot! Sigurisht nese vertete ndjejne sadopak turp! Kete Shqiperi kerkuam ne ish-studentet e dhjetorit 1990, o Majko??!!! Tani te quajne edhe Zoti Majko!!!!! Lyeji me ngjyre kafe-muti ato floket e bardhe se ashtu te shkojne me shume bashke me dinjitetin, karakterin, shpirtin dhe zemren! T'ju vije turp qe mburreni me arritjet personale te shkencetareve, njerezve te ditur, intelektualeve tane qe po shkelqejne neper bote, fale vetem aftesive, njohurive dhe sakrificave te tyre sublime! Ata e duan vertete Shqiperine, me shume se ju o plehrat e politikes, por ju injorante nuk i doni ketu, nuk i doni neper dikasteret dhe administraten e shtetit sepse nuk i korruptoni dhe nuk i manipuloni dot! Sepse ata nuk jane hajdute dhe ndyresira si ju!!! Sepse atyre vertet iu dhimbset ky vend me shume se ju o plehra! Por fatkeqesisht Shqiperia jone ka falimentuar totalisht si shtet! Te tjere si ju jane duke u larguar te tmerruar nga Shqiperia dhe jane duke ardhur aty. Prandaj po patet mundesi ndihmojini ata qe te integrohen sa me shpejte ne boten perendimore ku ka vertete demokraci, liri dhe barazi! Keshtu qe ju vafte sa me mbare atje ku jetoni! Shqiperine e mori krimi, Shqiperise i vune zjarr! Gjithe politika vetem vjedh, Te vetmen fjale ka: Pazar! Prandaj ikni, largohuni, Largohuni o shqiptare, Ikni sa me pare!

Gimi31/08/2019 14:51

Bravo i qofte.Ka thebe nje te vertete te madhe. Keta politikane te bejne te vjellesh.

Tironci31/08/2019 14:36

Bravo.

Iiu31/08/2019 14:24

Te lumte!.Ky vend eshte bere parajsa e idioteve dhe krimineleve.Njeriu i ndershemm dhe specialisti i zote nuk mund te mbijetojne ne kete shkretetire morale.Ky komb po shkon drejt shuarjes me keta politikane .

Shto koment

Denonco