Rama zhduk lumin Rapun, Berisha akuzon: Korrupsioni i Edvin Mafisë nuk njeh kufi!

Rama zhduk lumin Rapun, Berisha akuzon: Korrupsioni i Edvin Mafisë nuk njeh kufi!

14:18, 24/08/2019
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka akuzuar kreun e qeverisë sot për një krim të ri mjedisor: zhdukjen vetëm me një firmë me stilolaps, të një një lumit në Çermenikë, duke miratuar aty ndërtimin e një hidrocentrali.

“Zhduket lumi Rapun. Korrupsioni i Edvin Mafisë nuk njeh kufi, - shkruan Berisha në Fb. - Në një krim të rëndë mjedisor, Edvin Hajnia firmos zhdukjen e lumit të Shmilit, Rapun. Lexoni këto denoncime në mesazhin dhe dokumentat e qytetarit dixhital.”

Përshëndetje Doktor.

Po ju njoftoj për një krim të rëndë mjedisor të kryeministrit Edi Rama në Çermenikë. Me vendim nr. 07. datë 10.11.2017,  kryeministri Edi Rama miratoi lejen e ndërtimit për objektin "Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit "Kalis", në ujërat e rrjedhës së lumit të Shmilit, degë e lumit Shkumbin, bashkia Librazhd.

Kjo është dhurata, që i bën kryeministri Edi Rama, me vulë dhe firmë, banorëve të zonës së Çermenikës, një Hec me gjatësi 5.5 km, e përkthyer ndryshe, të gjithë ata banorë që janë rritur dhe mbajnë mend "Lumin e Gjurajve", po ju them se ai nuk do të ekzistojë më.  200 e kusur vite janë të vjetra, kullat e Gjurajve, mbase shkak ka qënë ai lumë, sepse u siguronte ushqim, zhvilloi bujqësi e blegtori dhe u rritën breza të tërë ndër vite...

Por sot heshtën të gjithë ata bukëshkelësa, të votbesuar maksimalisht do të thoja nga kjo krahinë, që kanë dorë në dhënien e kësaj palo-leje për ndërtimin e Hec-it duke filluar me: 
1. Kryeministrin E.Rama (firmëtar)
2. Ish-min. e Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, (firmëtar)
3. Ish-min.e Kulturës Mirela Kumbaro,(firmëtar)
4. Bashkia Librazhd, në dijeni të plotë të projektit dhe duke i mbyllur të dy sytë, siç u bë me Hec-in tjetër përsëri në lumin Rrapun, që u ndërtua vepra, në kundërshti flagrante me dispozitat ligjore.

E ndjej për detyrë t’ju informoj për këtë krim mjedisor që po shfaros lumin Rrapun, shpresoj që komuniteti, shoqatat do të reagojnë për ndalimin e ndërtimit të këtij Hec-i.

Bashkëlidhur dokumentacionet e firmosur nga zotërinjtë e lartpërmendur...

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi 24/08/2019 21:05

Fatkeqsisht Berisha, ju zhduket Valbonen, ja dhat Gener 2 mikut tuaj, Oligarkut tent dhe te Rames...komedi....me kete popull si penisi i Rames

Shto koment

Denonco