Basha: Beteja për votën e lirë vlen edhe për nesër. Jo thjesht të ikë Rama e të vijë unë

Basha: Beteja për votën e lirë vlen edhe për nesër. Jo thjesht të ikë Rama e të vijë unë

21:58, 22/08/2019
A+ Aa A-

Aksioni politik i opozitës nuk është thjesht për të larguar Edi Ramën. Kjo vlen edhe për nesër.

Kështu u shpreh Lulzim Basha gjatë intervistës në Syri TV.

"Në një vend i cili është anëtar i NATO, kandidat për anëtarësim në BE, që prodhon papunësi, stanacion për ti dhënë të gjithë pasurinë Edi Ramës dhe një grupi njerëzish pranë tij.

Beteja për votën e lirë vlen edhe për nesër. Nuk është thjesht  të ikë Rama e të vijë unë.  Për të bindur çdo faktor se beteja shkon përtej opozitës", deklaroi Lulzim Basha në "Çim Peka LIVE". 

Sipas tij, kemi të bëjmë me një organizatë politike-kriminale, që nuk përfaqëson as socialistët. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco