Erion Veliaj ngre memorial për të vrarët në mbrojtje të Erdoganit gjatë grushtit të shtetit

Erion Veliaj ngre memorial për të vrarët në mbrojtje të Erdoganit gjatë grushtit të shtetit

14:59, 08/08/2019
A+ Aa A-

Bashkia Tiranë ka ngritur një monument përkujtimor në Parkun e Liqenit, në nder të 251 qytetarëve turq të vrarë gjatë grushtit të dështuar të shtetit të korrikut 2016 të cilët u ngritën kundër “puçistëve”. Gjithashtu, me mbështetjen e qeverisë turke, Bashkia ka mbjellë aty 251 rrape të sjella nga Turqia, dhe rrugës i ka dhënë emrin “Dëshmorët e 15 Korrikut”.

Sipas Top Channel-it, qeveria turke ka sponsorizuar edhe një park lojërash për fëmijë brenda Parkut të Liqenit, referohet exit.

Memoriali përmban emrat e 251 qytetarëve të vrarë në mbrojtje të qeverisë së Presidentit Erdoganit, gjatë tentativës për grusht shteti tre vjet më parë në Turqi.

Njoftimi për përurimin e rrugës, parkut dhe memorialit nuk është shfaqur në asnjë nga faqet e Bashkisë Tiranë, ku paraqitet çdo aktivitet i saj dhe i drejtuesve të bashkisë. Përkrah Ambasadorit të Turqisë Murat Ahmet Yoruk, në ceremoninë e përurimit ka marë pjesë edhe nënkryetari i Bashkisë Tiranë Arbian Mazniku.

Përpara përurimit, Ambasada e Turqisë organizoi edhe “Marshimin e Fitores së Demokracisë”, nga Sheshi “Nënë Tereza” deri te parku që Bashkia Tiranë ka ngritur në nder të viktimave të organizatorëve të grushtit të shtetit.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    altini08/08/2019 17:22

    Na mbyten turkoshaket. Para 100 vjetesh kujtuam se shpetuam nga osmanet, por tani na dolen osmanet e rinj, puthadoret dhe sahanlepiresit.

    Koli08/08/2019 15:15

    Kina mamate, qenve te qeverise tutkoshake e plehra tradhetare te vendit... U shofte kjo rrace qe ndyen e vjedh kete popull dele, e kete vend..

    Shto koment

    Denonco