Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Reforma për 'Reformë në drejtësi'?

I dënuar në Itali/ Kandidati i Ramës në Shkodër i dëbuar për 7 vite

I dënuar në Itali/ Kandidati i Ramës në Shkodër i dëbuar për 7 vite

10:30, 02/08/2019
A+ Aa A-

Partia Demokratike i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme të verifikojë pa vonesë pastërtinë e figurës së Valdrin Pjetrit, i cili u regjistruar në votime si kandidat i PS për Bashkinë e Shkodrës.

Kërkesa e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi,  bëhet në kushtet kur ekzistojnë të dhëna, indicie dhe dëshmi publike se Valdrin Pjetri nuk mund të ushtrojë funksion publik për shkak te ligjit të dekriminalizimit.

'Në vitin 2001-2002, Valdrin Pjetri ka qenë i arrestuar/ndaluar në Itali (ka jetuar në Firence, Itali) dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dëbimit nga autoritetet përgjegjëse italiane.

Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasi Valdrin Pjetri nga periudha 2002-23.03.2010 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Italisë, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë', - thuhet në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD.

Nëse këto të dhëna publike verifikohen pa vonesë nga Prokuroria, kjo do të thotë se Valdrin Pjetri nuk mund ta marrë detyrën e Kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, as si rrjedhojë e votimeve të pavlefshme të 30 Qershorit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    vali02/08/2019 13:02

    te gjith kta bobat e rilindjes qekan tamam boba, kush me droge e kush me kurva te gjithe cuna me leke

    Shqiptari02/08/2019 11:03

    O shqiptare! Rama nuk mbijeton dot pa kriminelet. Ata i ka si puna e kokaines qe konsumon cdo dite e cdo nate. Ku eshte PS e Shkodres? Kaq poshte paska rene?! Po si nuk paska ne PS e Shkodres asnje njeri zotri ose zonje te respektuar qe te perfaqesoje me dinjitet socialistet e vertete shkodrane??!! Vetem me kriminele dhe me llum do te qeveriset ky vend ne cdo nivel perfaqesimi???

    Shto koment

    Denonco