Takim Meta-Haradinaj në Prishtinë!

Takim Meta-Haradinaj në Prishtinë!

20:13, 21/07/2019
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar në Prishtinë me kryeministrin e dorëhequr të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Lajmin e bën të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

“Kënaqësi e veçantë të takoj sonte në Prishtinë Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, bashkë vajzën Borën. Rast i mirë për të këmbyër mendime rreth aktualitetit politik në Kosovë, Shqipëri dhe rajon. Në proceset që po kalon Kosova, angazhimi i përbashkët përballë sfidave e fuqizon faktorin shqiptar”, shkruan Haradinaj.

Ndërkohë që dy politikanët e njohur, përfshirë edhe vajzën e madhe të presidentit Meta, Bora, kanë darkuar së bashku.

Image

Takimi Meta-Haradinaj vjen dy ditë pas dorëheqjes së Haradinajt nga posti i kryeministrit për shkak të thirrjes nga Gjykata Speciale.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco