Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Haradinaj jep dorëheqjen, ja fjalët e para pas largimit si kryeministër

Haradinaj jep dorëheqjen, ja fjalët e para pas largimit si kryeministër

16:29, 19/07/2019
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës ka dhënë ditën e sotme në mënyrë të papritur dorëheqjen nga Kryeministër i Kosovës.

Haradinaj e ka dhënë dorëheqjen në përfundim të mbledhjes së sotme, me agumentin se është thirrur nga Gjykata e Hagës.

Në një dalje publike pas këtij vendimi Haradinaj është shprehur se nuk mund të paraqitet si “kryeministër i Kosoës në Gjykatën e Hagës”

“ Sapo e informova qeverinë , kam dhënë dorëheqje të parevokueshme prej funksionit të kryetarit të Qeverisë. Arsyeja është se jam ftuar që të intervistohem si i dyshuar nga dhomat posaçme të Gjykatës së Specializaur”, ka treguar Haradinaj në konferencë.

Ai ka treguar se para Gjykatës Speciale do të paraqitet, duke shtuar se në Hagë nuk mund të shkojë si kryetar i Qeverisë por si një qytetar i Republikës së Kosovës.

“Javën tjetër do ta kem intervistimin, dhe kam vlerësuar se atje nuk mund të paraqitem si kryetar i Qeverisë, por si një qytetar i Kosovës. Për me e ruajt nderin e kryetarit të Qeverisë edhe të shtetit, kam menduar se është e drejtë me e marrë këtë vendim”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri tashmë në largim, ka thënë se Kosova është një shtet me kufij të paprekshëm.

Ndër të tjera ka thënë se do të respektojë aspektin ligjor të Gjykatës Speciale.

“Do të kryej detyrat e mia, do ta mbrojë Kosovën si lufëtar i vendit tim. Ndërsa pjesa politike, është shumë gabim që po i kërkohet Kosovës një çmim i papërballueshëm për arritjen e një marrëveshje. Mendoj se është e gabueshme prej lidershipit të Kosovës me ofru oferta të gabueshme, duhet të bëhët kujdes”, ka shtuar kreu i AAK’së.

Haradinaj ka terguar që Qeveria e tij do t’i kryej punët deri në zgjedhjet e ardhshme, duke thënë se tashmë obligimet i kalojnë presidentit të vendit.

“Tani përgjegjësia kalon te presidenti, me i fillu konsultat dhe me e caktu datën e zgjedhjeve”, ka treguar Haradianj.

‘Nuk shkoj në Gjykatë në detyrë, nuk ia bëj Kosovës këtë”, tha ndër të tjera Haradinaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

vera 19/07/2019 18:44

"Nuk shkoj ne Gjykate ne detyre,nuk ia bej Kosoves kete"

Shto koment

Denonco