Vasili: Palmer rrëzoi 30 Qershorin dhe turpëroi Ramën me farsën e Kolegjit Zgjedhor

Vasili: Palmer rrëzoi 30 Qershorin dhe turpëroi Ramën me farsën e Kolegjit Zgjedhor

23:13, 27/06/2019
A+ Aa A-

Pas intervistës së Mathhew Palmer në Voa, ku u shpreh se, mosmarrëveshjet për datën e zgjedhjeve të zgjidhen vetëm në Gjykatën Kushtetuese, vjen reagimi i nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili.

Sipas tij, zyrtari i DASH ka rrëzuar plotësisht dhe ka turpëruar Edi Ramën dhe Rilindjen me farsën e Kolegjit Zgjedhor.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:

Palmer rrezon totalisht 30 qershorin e Rames dhe rilindjes!!

Matthew Palmer ne VOA tha:
"Pas zgjedhjeve, do te formohet Gjykata Kushtetuese dhe presim që mosmarreveshjet për kohën e zhvillimit të zgjedhjeve të zgjidhen permes institucioneve të vendit", tha zoti Palmer.

Ne kete menyre Palmer edhe pse nuk eshte jurist i ka rrezuar plotesisht dhe ka turperuar Edi Ramen dhe rilindjen dhe farsen me Kolegjin Zgjedhor.

Edi Rama dhe te gjithe buratinet e tij uleriten nga gezimi qe Kolegji Zgjedhor e zgjidhi problemin,i dha fund gjithshkaje dhe 30 qershorit ja vuri vulen.

Por Palmer me shume te drejte thote qe ceshtja e dates,qe eshte merak,ankese dhe preokupacion vetem i Edi Rames dhe rilindjes zgjidhet vetem ne Gjykaten Kushtetuese, kur ajo te ngrihet.

Pra Palmer thote qarte qe qeveria duhet te shkoje ne Kushtetuese te zgjidhe ankesen e pretendimet e saj.

Deri atehere i paprekur dhe fuqiplote mbeten dekretet e Presidentit dhe tashme 13 tetori eshte ajo e vetmja date kushtetuese e zgjedhjeve lokale ne Shqiperi.

Mirenjohje per objektivitetin z.Palmer.

Edi Rama tashme terhiqu se je kunder ligjit jete e di edhe Amerika.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco