Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

'Nuk ka dhe nuk do të ketë zgjedhje'/ PD e Kurbinit e vendosur: Protesta në çdo rrugë e në çdo shesh

'Nuk ka dhe nuk do të ketë zgjedhje'/ PD e Kurbinit e vendosur: Protesta në çdo rrugë e në çdo shesh

16:48, 26/06/2019
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së së Kurbinit, Behar Haxhiu kërkon ndërprerjen e menjëhershme të procesit zgjedhor të 30 qershorit.

Në njoftimin e publikuar, Haxhiu shkruan se zhgjedhjet nuk do të zhvillhen, ndërsa fton qytetarët demokratë e socialistë me ose pa parti ti bashkohen lëvizjes së Aleancës së Qytetarve për mbrojtjen e Demokracisë në Kurbin.

Gjithashtu njoftohet se, në datat 27 Qershor 2019 deri më datën 02 Korrik 2019 organizohen tubime, protesta, demostrata në çdo vend, në çdo rrugë, në çdo shesh.

Njoftimi i plotë: 

Njoftimi publik i Kryetarit te Partise Demokratike Kurbin per nderprerjen e menjehershme te proçesit te paligjshem te votimeve ne territorin e Bashkise Kurbin!

Drejtuar: KZAZ NR 15

BASHKISE KURBIN

KOMISARIATIT TE POLICISE KURBIN

PER DIJENI: KQZ. TIRANE

MISIONIT OSBE/ODIR

Per shkeljen e ligjit per zgjedhjet ne Republiken e Shqiperise njoftohet i gjithe opinioni publik ne Kurbin dhe jashte saje se zgjedhje ne Kurbin nuk ka dhe nuk do kete gjithashtu njoftojm te gjithe qytetaret e Kurbinit demokrat e socialiste me ose pa parti ti bashkohen levizjes se Aleances se Qytetarve per mbrojtjen e Demokracise ne Kurbin, qe nga data 27 Qershor 2019 deri me daten 02 Korrik 2019 organizohen tubime, peotesta, demostrata ne çdo vend, në çdo rruge, në çdo shesh bazuar ne nenin 47 te kushtetutes se Republikes se Shqiperise.

Zoti e bekofte Kurbinin.

Zoti e bekofte Shqiperine

Kryetari i Partise Demokratike 

Behar Haxhiu

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco