E zbulon gazetarja e njohur: Rama do të ketë fundin e Presidentit gjerman që kërcënoi “Bild’

E zbulon gazetarja e njohur: Rama do të ketë fundin e Presidentit gjerman që kërcënoi “Bild’

20:41, 17/06/2019
A+ Aa A-

Autorja e emisionit “Tempora’ në Ora Neës, Sonila Meço, në një postim në facebook ka bërë një krahasim midis kërcënimit që Rama i bëri sot gazetarit të ‘Bild’ se do ta hedhë në gjyq, me atë çfarë ndodhi në Gjermani në vitin 2011, kur Presidenti Ëulff mori në telefon kryeredaktorin e Bild, një ditë përpara se tabloidi të publikonte një skandal huamarrje të tij.

Sipas Meços Wulf dha dorëheqjen, ndërkohë që la të kuptohet se ky do të jetë edhe fundi i pashmangshëm i Ramës

Reagimi i Sonila Meços:

Në dhjetor 2011 presidenti gjerman Ëulff merr në telefon kryeredaktorin e Bild, Kai Diekmann, një ditë para se tabloidi të publikonte një skandal huamarrjeje të tij.

Ëulff, që ndodhej për një vizitë zyrtare në Gjirin Persik lë një mesazh agresiv në sekretarinë telefonike për Diekmann duke e kërcënuar me padi kundër gazetarëve të Bild, nëse publikonin artikullin.

Madje Ëulff u shpreh për një “luftë” të vërtetë me Bild.

Ëulff madje u përpoq të ndërhynte duke telefonuar Matthias Doepfner, Drejtorin e Axel-Springer, që zotëron si shtëpi botuese ndër të tjera edhe Bild. I përsëriti të njëjtin kërcënim, hapa ligjorë kundra gazetarëve të Bild.

Dy ditë më vonë, Wulff i kërkoi ndjesë kryeredaktorit të Bild. Artikujt u publikuan.

Në shkurt 2012 Wulff dha dorëheqjen.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco