‘Edi Rama në panik’, Pampuri: Endet bashkë me qeverisjen si një gjarpër me kokë të prerë.....

‘Edi Rama në panik’, Pampuri: Endet bashkë me qeverisjen si një gjarpër me kokë të prerë.....

14:01, 17/06/2019
A+ Aa A-

Ish deputeteja e PD Orjola Pampuri ka reaguar me një shenim në faqen e saj në facebook ndaj sjelljes dhe shantazheve të kreut të qeverisë.

“Sigurisht në këto momente e vetmja gjë që të vjen në ndihmë ty e çdo diktatori si ty, është shantazhi, kërcënimi, madje je gati t'i vesh flakën Shqipërisë, për t'i qëndruar besnik delirit tënd, që të solli deri këtu. Ty dhe marionetave e hienave të tua vetëm burgu mund t'ju bëjë derman”, shkruan Pampuri.

Ja postimi i saj i plotë:

Edi Rama në grahmat e fundit të qeverisjes se tij me banditët, e ka perfshirë paniku dhe endet si një gjarpër me kokë të prerë.....

Frika nga përgjimet që do të publikojë gazeta Bild sot dhe të enjten, protesta e madhe qytetare e ditës së premte, ka bërë që Edi Rama të gjendet përballë krizës së madhe të panikut, e cila e nxit të ndërmarrë nisma të çmendura, vetëm për të përmbushur nevojën e madhe për vetëmbrojtje.
Edi Rama, fundi yt si kryeminister do të jetë teper i hidhur, orët e tua si kryeministër tashmë janë të numëruara. Sigurisht në këto momente e vetmja gjë që të vjen në ndihmë ty e çdo diktatori si ty, është shantazhi, kërcënimi, madje je gati t'i vesh flakën Shqipërisë, për t'i qëndruar besnik delirit tënd, që të solli deri këtu. Ty dhe marionetave e hienave të tua vetëm burgu mund t'ju bëjë derman.
Ulu i qetë për pak orë, surpriza të mëdha të presin.......

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari17/06/2019 14:20

Shqiperia, ne saje te Edi Rames, eshte ne nje rrezik te madh te shperthimit te nje konflikti civil e ushtarak te pergjakshem te popullit opozitar dhe policive te bashkive jo-rilindase kunder policise se keqperdorur te shtetit. I bej thirrje Presidentit te Republikes, si Komandant i Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise, si vend i NATO-s, qe mbron lirine, paqen dhe demokracine ne vendet e botes, te nxjerre pa vonese ushtrine nga kazermat, para se te kete nisur gjema e dyte katastrofike per popullin shqiptar. Rendi kushtetues ne Shqiperi po cenohet shume rende, vetem per karrigen e Rames. Te kerkoje urgjentisht nderhyrjen politike te NATO, BE dhe SHBA

Shto koment

Denonco