Arrestimet e Opozitës/ Luçiano Boçi: Ramës do t'i duket lule ajo që i ndodhi në Librazhd

Arrestimet e Opozitës/ Luçiano Boçi: Ramës do t'i duket lule ajo që i ndodhi në Librazhd

22:05, 15/06/2019
A+ Aa A-

Me dhjetra qytetarë dhe mbështetës të Opozitës janë mbledhur mbrëmjen e sotme përpara drejtorisë së Policisë Elbasan, ku kanë protestuar për lirimin e të arrestuarve gjatë protestës në Librazhd ku i bllokuan rrugën Ramës

I pranishëm në protestën e sotme ishte edhe ish-deputeti, Luçiano Boçi, i cili paralajmëroi se kryeministrit Rama, protesta në Librazhd do t'i duket lule.

‘Siç e shini qytetarët kanë ardhur disa herë pranë drejtorisë së policisë për të shprehur mbështetjen e tyre për të arrestuarit politik për kryetarët e degëve, ish-deputetin dhe qytetarët e tjerë. Njëkohësisht për të shprehur edhe vendosmërinë e tyre në përkrahje të kauzës për zgjedhje të lira, për largimin e Ramës. Rama duhet ta ketë të qartë se pritjet di ja rezervojmë akoma më të ashpra sesa Librazhdi, aq sa Librazhdi do ti duket lule. Nuk i ndalemi, hap pas hapi. Mos mendojë që me burgosje politike ai do stepë lëvizjen qytetare.’, tha Boçi

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco