Delegacioni gjerman në Tiranë/ Rama gjen 'shpëtim' te deputetët sllavofilë dhe pa shkollë

Delegacioni gjerman në Tiranë/ Rama gjen 'shpëtim' te deputetët sllavofilë dhe pa shkollë

19:42, 12/06/2019
A+ Aa A-

Një delegacion gjerman me deputetë nga Bundestagu ndodhet në Tiranë, ku ka komentuar situatën në vend dhe e ka bërë të qartë se zgjedhjet duhet që të mbahen më 30 qershor, ashtu siç ishte parashikuar.

Delegacioni kryesohej nga Josip Juratovic, anëtar i Bundestag-ut dhe Kryetar i Grupit Parlamentar (SPD), Renata Alt, anëtare e Bundestag-ut dhe zv/kryetare e Grupit Parlamentar (FDP) dhe Hansjörg Müller, anëtar i Bundestag-ut dhe anëtar i Grupit Parlamentar (AfD).

Gazetari Dritan Laci, përmes një postimi në Facebook, shkruan se mjafton që të vërehet CV-ja e secilit prej këtyre deputetëve, për të parë lidhjet e tyre me botën sllave.

Postimi i plotë:

Sot nje delegacion gjerman nga Bundestagu na kish ardhur dhe na kish thene qe duhet te beni zgjedhje.

Cuditerisht po ta kini vene re keto dite jane shtuar tej mase sllavofilet ne krah te Rames.

Si psh anetarja e Partise Komuniste Mogherini, Sekretari i Partise Komuniste ceke Lajcak, Maja Kocijancic etj etj.

Nuk ka asgje per tu cuditur ne fakt, sepse do isha naiv te besoja qe me renien e Murit te Berilinit u shporren edhe komunistet, ata thjesht u kamufluan nen petkun e burokateve perendimore.

Me beri pershtypje psh ky delegacioni gjerman qe erdhi sot dhe qe na keshillonte te shkonin ne zgjedhje sepse keshtu na e shkruante Kushtetuta.

Josip Juratovic? Hmm

Te shikojme pak CV-ne

Josip Juratovic. Mekanik i Audit me shkolle profesionale, i larguar nga Jugosllavia ne moshen 16 vjecare me nenen, nga Koprivincka.

Por mire ky. Po kush eshte Renata Alt, deputetja qe kishte ne krah.

Renata Alt ka lindur ne Skalica ne Sllovaki. Cudterisht ka mbuluar marredheniet me Rusine dhe vendet e dale nga ish-blloku komunist.

Hansjorg Muller. Cuditerisht edhe ky me shkolle te mesme, njohesh shume i mire i gjuhes ceke dhe ruse.

Pra e qarte. Sot duhet te kesh shkolle te mesme dhe te dish mire rusisht qe te na japesh leksione per Kushtetuten. Putini i di me mire keto punet e zgjedhjeve alla shqiptare

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco