Holanda i thotë 'Jo' negociatave me Shqipërinë/ Balliu: Me Ramën kryeministër, nuk ka Europë

Holanda i thotë 'Jo' negociatave me Shqipërinë/ Balliu: Me Ramën kryeministër, nuk ka Europë

19:00, 12/06/2019
A+ Aa A-

Parlamenti Holandez i tha sot Jo hapjes së negociatave me Shqipërinë, duke konfirmuar edhe njëherë qëndrimin e këtij shteti për të mos pranuar në gjirin e Evropës një shtet të drejtuar nga një qeveri të lidhur me krimin.

Ajo që të bën përshtypje në vendimin e argumentuar të Hollandës është fakti se Hollanda ka rrëzuar njëkohësisht edhe raport progresin pozitiv të formuluar nga Komisioni Evropian për Shqipërinë.  

Lidhur me këtë akt që dëmton shqiptarët, ka reaguar anëtari i kryesisë së PD, Klevis Balliu.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balliu shkruan se, kjo është vetëm për shkak të kryeministrit Edi Rama.

Postimi i plotë i Klevis Balliut:

EUROPA ‘PO’ MAQEDONISË, ‘JO’ SHQIPËRISË PËR SHKAK TË RAMËS

Për shkak të lidhjes së Edi Ramës me krimin, të provuar nga mediat Gjermane, Parlamenti Holandës i tha ‘PO’ Maqedonisë së Veriut dhe ‘JO’ Shqipërisë për hapjen e negociatave.

Është një turp i madh që Shqipëria deri dje bënte hapat më të shpejta në rajon për integrimin Europian duke bërë asocim stabilizimin, liberalizimin e vizave, statusin kandidat, e tani është vendi i vetëm që nuk i hapen negociatat.

Dhe njësoj si Parlamenti i Holandës fatkeqësisht do të bëjnë edhe shumë vende të tjera.

Largimi i Ramës tanimë është emergjencë kombëtare.
Të bashkohemi të gjithë bashkë. Me Ramën Kryeministër smund të ketë të ardhme, smund të ketë Europë.

Largimi i Edvin Kristaq Ramës emergjencë kombëtare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco