FOTO/ Rama bojkotohet nga skraparllinjtë, plotëson vendet bosh me truproja e gardistë! Nga takimi në Çorovodë

FOTO/ Rama bojkotohet nga skraparllinjtë, plotëson vendet bosh me truproja e gardistë!

12:35, 08/06/2019
A+ Aa A-

Edi Rama ka vazhduar fushatën e tij ditën e sotme, duke marrë “guximin” që të shkojë në një bastion të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Çorovodë, ku ka prezantuar kandidatin e tij Adriatik Mema, i cili do të garojë për vendin e kryetarit të bashkisë me vetveten.

Por ajo që ra në sy në këtë “miting” të improvizuar me njerëz të administratës të ardhur më së shumti nga Tirana dhe Berati ishte blindimi i jashtëzakonshëm që kryeministri i kishte bërë vetes, me truproja. Në ambientin ku ai mbajti fjalimin dhe kujtoi e nostalgji kohën e “miqësisë” me Ilir Metën, nga pamjet dukej qartë se kishte 20-30 badigardë.

Tashmë nuk është sekret se që prej protestës së parë të madhe të opozitës, 16 shkurt, Rama lëviz nën masa të jashtëzakonshme sigurie, madje ai është kapur nga kamerat dhe aparatet fotografikë, edhe i veshur me jelek anti-plumb. Por duke ditur se qytetarët e Çorovodës njihen për paqësorë, pavarësisht se janë në shumicë absolute kundër këtij kryeministri dhe qeverisë së tij, prezenca e madhe e shoqëruesve dhe gardistëve civilë, duket se këtë herë ka shërbyer jo edhe aq për të mbrojtur kryeministrin, se sa për të mbushur ambientin e braktisur nga skraparllinjtë.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Maloku08/06/2019 13:00

    Oj temen o. Çbehet o çbehet. Epo ay maloku Berisha nuk i ka lenur te vijne.

    Shto koment

    Denonco