Haradinaj, Thaçit/ Je në zor të madh që po godet Berishën

Haradinaj, Thaçit/ Je në zor të madh që po godet Berishën

22:49, 22/05/2019
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar marrëdhëniet e tensionuara kohëve të fundit midis ish kryeministrit Berisha dhe presidentit Hashim Thaçi.

I ftuar në emisionin ‘Pressing’ të gazetarit Berat Buzhala, kryeministri Haradinaj kur u pyet për ish kryeministrin Berisha tha se nuk kishte informacione që Berisha ka bërë diçka kundër Kosovës.

‘Marrëdhënie midis Thaçit dhe Berishës besoj se kanë qenë marrëdhënie institucionale si kryeministër me kryeministër. Nuk kam informata që kryeministri Berisha ka bë diçka kundër Kosovës.

Tropojan me punuar me Serbinë e kundër Kosovës zor me gjet. Ata na i njohin të këqijat që na i ka bë Serbija. Mënyra që po e godet Thaçi po shihet që ky i fundit ka një zor të madh’, tha kryeministri Haradinaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco