Rikthehen studentët e revoltuar, protestë sot para ministrisë së Arsimit: Pakti nuk u përmbush!

Rikthehen studentët e revoltuar, protestë sot para ministrisë së Arsimit: Pakti nuk u përmbush!

08:46, 22/05/2019
A+ Aa A-

Mijëra të rinj nga të gjitha universitetet publike të vendit do të protesojnë sot përpara Ministrisë së Arsimit. Pas një pauze disamujore, protestat stduentore rikthehen pasi Pakti për Universitetin i premtuar nga kryeministri Edi Rama nuk u përmbush.

Në të gjitha universitetet dje janë zhvilluar takime të studentëve. Në takimin e të rinjve të universitetit “Fan Noli” në Korçë u vendos si më poshtë:

Sot me datë 20/05/2019 u mblodhën përfaqësuesit e studentëve të Universiteteve të Shqipërisë në Universitetin “Fan S.Noli” Korçë. Në fund të mbledhjes u konstatua se pakti për universitetin nuk është përmbushur siç u premtua.

Në konstatuam dhe kërkojmë pikat si vijojnë më poshtë

Portali i transparencës të bëhet funksional

Pesha e votës të studentëve për zgjedhjet e dekanëve dhe rektorëve të rritet në 25 %

Zgjedhjet e universiteteve dhe studentët kërkojnë që organet kompetente të njohin vullnetin e studentëve, pra të njohin si përfaqësues në Bordin e Administrimit kandidatin e votuar

Karta e studentit të jetë e unifikuar dhe të ketë vlefshmëri në rang republike, për të gjithë studentët njësoj

Stazhet të paguhen të plota

Rankimi i programeve të studimit

Përmirësimi i kurrikulave mësimore

Sondazhi Kombëtar i Studentëve dështoi

Afrimi i provimit  të licencës (1 muaj mbas stazhit)

Ndaj, ditën e mërkurë, më 22 maj 2019, do t’i bashkohemi protestës studentore kombëtare, kundër sistemit dhe në funksion të pikave të mësipërme. ?do universitet do të ketë formën e tij të protestimit, por theksojmë se ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pa u lëkundur drejt kërkesave tona. Në rast se pikat e mësipërme nuk do të merren parasysh, do të përshkallëzojmë protestën tonë studentore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

coli22/05/2019 10:27

Ishte padyshim protesta dy mujore e studentëve një lëvizje e fuqishme që i tronditi themelet e qeverisë së korruptuar të Ramës. Po duhet të pranojmë faktin se ajo dështoi pikërisht se nuk pati një udhëheqje që të dilte me kërkesa politike, por në të kundërt u motivua si një protestë kundër gjithë politikës.. Ky qëndrim naiv e trimëroi Ramën që të dalë e ta vejë veten si "udhëheqës" të asaj proteste.. Nëse sot përsëri studentët do të dalin e të protestonë vetëm kundër ministrisë së arsimit, duke injoruar të gjitha skandalet e tjera të kësaj qeverie, me siguri që pjesmarja e tyre në protestë do të kufizohet. Protesta e studentëve të dhjetorit u fuqizua vetëm kur ata ju drejtuan kryeministrisë nga ku vijnë gjithë të këqijat, apo parlamentit monist me kryetar ish ministrin e fundit të mbrendshëm të diktaturës enveriste.

t22/05/2019 09:23

Me kë e ben paktin keta lloj studentash,qe nuk i interesonka politika?nqs e ben me km perse nuk shkojne tja zejne deren km?

Shto koment

Denonco