Basha: Pazar me Edi Ramen kurrë më. Largimi i tij është i panegociueshëm

Basha: Pazar me Edi Ramen kurrë më. Largimi i tij është i panegociueshëm

19:17, 21/05/2019
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka thënë prerë dhe i vendosur që nuk do të ketë asnjë marrëvëshje me Ramën, dhe se e vetmja marrveshje është largimi i tij.

‘Nuk ka kompromis me të keqen. Nuk ka Pazar me Edi Ramën. Këtu nga kjo sallë, 4 muaj më parë u zotova se nëse ligji për vettingun e politikanëve nuk do të miratohej, opozita do të bënte hapin përfundimtar dhe do ti bindej sovranit për të djegur mandatet. Kjo ndodhi!

Këtu nga kjo sallë ju them sonte: Pazar me Edi Ramën kurrë më. Largimi i tij është i panegociueshëm për ti hapur rrugë vullnetit popullor dhe garës së ndershme, zgjedhjeve të lira’, tha Basha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco