Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

‘Zgjidhja’ thirrje shqiptarëve: Braktisni farsën e 30 qershorit

‘Zgjidhja’ thirrje shqiptarëve: Braktisni farsën e 30 qershorit

18:56, 21/05/2019
A+ Aa A-

Partia Zgjidhja u ka bërë thirrje shqiptarëve që të braktisin zgjedhjet farsë të 30 qershorit.
Në një deklaratë për shtyp kjo parti thekson se nuk mund të shkohet në  zgjedhje që përçajnë shqiptarët, sepse këto nuk janë zgjedhje të reformuara, as me standarde dhe as gjithpërfshirëse. Prandaj në Kongresin e i-rë vendosi që të bojkotojë zgjedhjet e 30 qershorit dhe të kërkojë shtyrjen e tyre për në tetor.

Deklaratë shtypi e partisë ‘Zgjidhja’

Braktisni farsën e 30 qershorit!

Disa kandidatë të partisë ‘Bindja Demokratike’ kanë braktisur deri më tani kandidaturat për kryetarë bashkish në zgjedhjet e 30 qershorit.
Partia ‘Zgjidhja’ i përshëndet këto zhvillime, pavarësisht motiveve, sepse më i rëndësishëm është refuzimi për të marrë pjesë në zgjedhje jogjithëpërfshirëse. 
‘Zgjidhja’ e ka deklaruar qartë dhe prerazi se nuk mund të shkohet në  zgjedhje që përçajnë shqiptarët, sepse këto nuk janë zgjedhje të reformuara, as me standarde dhe as gjithpërfshirëse. Prandaj në Kongresin e i-rë vendosi që të bojkotojë zgjedhjet e 30 qershorit dhe të kërkojë shtyrjen e tyre për në tetor. Aty ne i ftuam edhe partitë e tjera që janë regjistruar në KQZ që të tërhiqeshin nga zgjedhjet, si një investim për bashkimin e Shqipërisë, për paqen, lirinë dhe për çlirimin e zgjedhjeve.
‘Zgjidhja’ e ripërsërit ftesën për të gjithë ata që ende nuk kanë braktisur aventurën e Ramës që kërkon të çojë shqiptarët në konfrontim civil për farsën zgjedhore të radhës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco