Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Brenda në PS ka plasur lufta, ish-ministrat plan për të rrëzuar Edi Ramën

Brenda në PS ka plasur lufta, ish-ministrat plan për të rrëzuar Edi Ramën

10:22, 18/05/2019
A+ Aa A-

Nuk kanë qenë të pakta lajmet, se edhe brenda lidershipit të Partisë Socialiste shumë e kanë kuptuar se Edi Rama nuk po tërheq në greminë vetëm vendin, por edhe vetë Partinë Socialiste.

Në këtë situatë, mbrëmë në emisionin ‘Zonë e Lirë’, ish-deputeti demokrat Ervin Salianji bëri një deklaratë të fortë duke thënë, se ka informacione të besueshme se segmente të së majtës të cilët nuk e duan Ramën po japin ndihmë në protestat e PD-së, duke nxjerrë në rrugë njerëz dhe ndihmuar në mënyrë indirekte rrëzimin e Ramës.

‘Ka kryetarë bashkish apo ish-ministra dhe njerëz të lartë, të cilët nxjerrin njerëz, duke tentuar që ta rrëzojnë Ramën, po aq sa ne ose edhe më shumë se ne’, deklaroi ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Malo18/05/2019 14:09

He mo ua lumsha! Bjerini atij qeni!

Shto koment

Denonco