‘Kush sulmon ‘Bild’ dhe fshihet pas fustanit të Blerinës, do të ketë fundin e gangsterëve me të cilët qeveris’

‘Kush sulmon ‘Bild’ dhe fshihet pas fustanit të Blerinës, do të ketë fundin e gangsterëve me të cilët qeveris’

16:29, 17/05/2019
A+ Aa A-

“Kush sulmon gazeten Bild, qe i zbulon telefonaten per vjedhjen e zgjedhjeve dhe fshihet prapa fustanit te Blerina Gjylametit, do te kete fatin e gangstereve me te cilet qeveris!".

Kështu shprehet në një reagim të tijin sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama dhe eksponentëve të tjerë të PS-së lidhur me artikullin e bujshëm të gazetës gjermane "Bild".

Përmes një postimi në Facebook, Bardhi shprehet se, kush sulmon "Bild" do të ketë fatin e gangsterëve me të cilët qeveris, duke patur parasysh pikërisht kreun e qeverisë, Edi Rama.

“Kush sulmon gazetën Bild, që i zbulon telefonatën për vjedhjen e zgjedhjeve dhe fshihet prapa fustanit të Blerina Gjylametit, do të ketë fatin e gangsterëve me te cilët qeveris! Kush ka zgjedhur të vjedhë e të blejë vota me krimin e organizuar, është i destinuar të ikë!”, shkruan Bardhi në reagimin e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco