Intervista në VOA/ Kryemadhi: Duhet ti japim fund tranzicionit, po zvarritemi jo në drejtimin e duhur

Intervista në VOA/ Kryemadhi: Duhet ti japim fund tranzicionit, po zvarritemi jo në drejtimin e duhur

18:27, 16/05/2019

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila prej disa ditësh ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës, ku ka komentuar situatën politike në Shqipëri dhe lëvizjet e rradhës së Opozitës së Bashkuar.

Sipas Kryemadhit, vendimi i opozitës për djegien e mandateve ishte një akt ekstrem, por i detyruar.

“Ekziston ideja që LSI ka qenë 4 vjet në qeveri me PD dhe 4 vjet me PS. Është e vërtetë që LSI ka luajtur rolin e saj në konsolidimin e institucioneve shtetërore. Siç është edhe rasti i liberalizimit të vizave. Vijmë në 2017, ka qenë kulmi. Falë Zërit të Amerikës kemi dosjen 339 dhe ka mëse dy vjet që nuk po hetohet dhe nuk ka asnjë të hetuar. Djegia e mandateve është një akt ekstrem. Ky është bejsboll kushtetues. LSI ka patur një rol të rëndësishëm në votimin e reformës në drejtësi, dhe Edi Rama sot po përpiqet ta kapë atë. Mungesa e Gjykatës kushtetuese ia ka hequr të drejtën opozitës të ngrejë zërin, siç është edhe rasti i Teatrit.  Në 2017 nuk e dinim dhe këtë e mësuam falë Zërit të Amerikës.  Dosja 339 ka mbetur pezull, edhe dosja për Unazën. Nuk kam parë në asnjë vend ku 1 km rrugë kushton 20 milionë euro”, u shpreh Kryemadhi.

Më pas, Kryemadhi shtoi se, për situatën aktuale të vendit, përgjegjëse është e gjithë klasa politike, duke përfshirë edhe veten.

“E gjithë klasa politike është shkaktare e kësaj situate. Kemi mbyllur sytë dhe gojën disa herë. Sot në rradhë të parë, duhet të heqim dorë nga pushteti. Flasim për korrupsionin, por nuk flasim për një tjetër rrezik: mbetja jashtë projektit të Bashkimit Europian. Nëse mbetemi të fundit me Kosovën dhe Bosnjen, do të thiotë ti varësh mëlçitë ujkut në qafë, duke sjellë edhe rrezikun e ndikimit rus në Ballkan”, deklaroi kryetarja e LSI.

E pyetur për dy protestat më të fundit të opozitës, Kryemadhi deklaroi: "Dënojmë do lloj dhune, edhe ndaj policisë , edhe ndaj qytetarëve. Sot problem është fenomeni, jo institucionet. LSI do ta bëjë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve. Duhet të mbyllim tranzicionin. Jemi vendi i fundit. Po zvarritemi në një rrugë pad drejtimin e duhur".

INTERVISTA:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco