Ministri Lleshaj sulmon Presidentin Meta

Ministri Lleshaj sulmon Presidentin Meta

10:10, 15/05/2019
A+ Aa A-

Dihet tashmë marrëdhënia e ftohtë mes ministrit të Brendshëm Sandër Lleshja dhe presidentit Ilir Meta, që kur ky i fundit refuzoi gjatë që ta dekretonte në postin që mban. Duket se kjo është arsyeja që Lleshaj gati në çdo dalje kritike shigjeton presidentin. Kështu ka ndodhur edhe në daljen e mbrëmshme në “Top Show”, ku hodhi akuza ndaj Metës pas vizitës që i bëri eksponentit të PD-së (Sekretar organizativ) Sahit Dollapi në spital, pas rrahjes barbare live, që ju bë nga policia në protestën e 11 majit.

“Meta gjeti kohë të takonte në spital një protestues, por nuk shkoi tek policët e plagosur. Edhe për balancë Presidenti duhet të kishte vizituar dy palët”, tha ministri Lleshaj.

Por kur u pyet për mënyrën skandaloze si u arrestua Dollapi, duke e goditur me shkopinj gome, Lleshaj u përpoq që ta relativizonte ngjarjen duke thënë se dhuna mund të ishte evituar por nga ana tjetër edhe Dollapi nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz15/05/2019 14:56

Po mor gjenelesh kimiku, po kryeqenefi dhe shefi jot edveri kur shkoi tek spitali traumes dhe takoi policet e lenduar, çfare i tha protestueses se plagosur dhe per me teper nje zonje e nderuar, nuk kam ardhur per ty i tha edver bajga se sigurisht ne formimin prej diktatori qe ka, ajo ishte armikja. Pra o llesh lesh pershesh kimiku, çke per te thene per veprimin e kryeqenefit?

Shto koment

Denonco