Gjermani, rritje alarmante e anti-semitizmit dhe krimeve raciste e të urrejtjes Foto ilustruese. Një hebre përpara 127 varreve hebreje në Herrlisheim, që janë shkarravitur nga vandalët me simbole naziste

Gjermani, rritje alarmante e anti-semitizmit dhe krimeve raciste e të urrejtjes

07:28, 15/05/2019
A+ Aa A-

Gjatë vitit të kaluar, krimet e natyrës ksenofobike dhe anti-Semite kanë shënuar rritje për 19.7 për qind në Gjermani. Në një raport të ministrisë së Brendshme të Gjermanisë thuhet se janë shënuar 7.701 krime me bazë ksenofobinë një rritje prej 19.7 për qind krahasuar me një vit më herët.

Ndërkaq, zyrtarët e sigurisë gjermane kanë regjistruar 1.799 krime të natyrës anti-Semite.

Pothuajse në 90 për qind të rasteve autorë të këtyre krimeve kanë qenë persona të lidhur me krahun e djathtë, njoftoi ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer.

Pavarësisht nga një kulturë e pendimit për epokën naziste dhe Holokaustin, Gjermania nuk bën përjashtim në tendencën evropiane të rritjes së gjuhës së urrejtjes dhe sulmeve kundër hebrenjve.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas shprehu shqetësimin e tij për këto raste gjatë prezentimit të një nisme evropiane të quajtur “Lufta kundër antisemitizmit përmes arsimit”.

“Në të gjithë Evropën, urrejtja ndaj hebrenjve dhe dhuna kundër pakicave tani po shënojnë rritje”, tha Maas./REL

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco