Basha: Në 30 qershor nuk ka zgjedhje, përballje në çdo lagje e qytet

Basha: Në 30 qershor nuk ka zgjedhje, përballje në çdo lagje e qytet

16:20, 08/05/2019

‘Më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje lokale. Çdo tentativë për një proces fals, një proces të imponuar nga krimi do të përballet me qëndresë madhështore lagje më lagje, qytet më qytet.

Zgjedhje farsë në Shqipëri më 30 qershor nuk do të ketë’.

Kështu u shpreh i vendosur kreu i opozitës Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Korçë.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Lulzim Basha:

Data e zgjedhjeve të parakohshme nuk është e parëndësishme por zgjedhje me Edi Ramën Shqipëria nuk do të ketë më, një përdhunues serial i zgjedhjeve, koka e sistemit me krimin duhet të shkojë para drejtës. Ai nuk meriton të marrë pjesë në zgjedhje por të paktën ne duhet të kërkojmë se ai nuk mund të jetë kryeministër as i zgjedhjeve lokale, as i zgjedhjeve të përgjithshme. Ndaj kjo është betejë jetike dhe vendimtare për çdo shqiptar. Është e qartë se me 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje lokale. Çdo tentativë për një proces fallco, një proces të imponuar nga krimi do të përballet me qëndresë madhështore lagje më lagje, qytet më qytet, zgjedhje farsë në Shqipëri më 30 qershor nuk do të ketë. Ndaj rruga e zgjedhjeve politike është e qartë.

Kur largimi nga vendi arriti dimensione të papara që nga vitet 90, arsyeja pse kemi ardhur në gjysmë të rrugës është puna e palodhur e demokratëve për të zgjuar shqiptarët se pa fitoren e zgjedhjeve të lira, asnjë betejë tjetër s’fitohet dot, as beteja për shëndetësinë, as beteja për arsimin...

Sot nga Korça dua ta deklaroj prerë për ata që s’e kuptojnë:  Po, do të ketë një ndryshim të thellë të sistemit politik, do ketë rikthim tek vlerat evropiane të kontrollit e balancës. Parlamenti nuk do të jetë kukull, por kontrollor i qeverisë, prandaj na duhet një parlament që buron drejtpërdrejt nga qytetari. Për këtë arsye kemi nisur një debat që do të shtrihet kudo në Shqipëri. 100 deputetë me një senat, apo kombëtar proporcional me lista të hapura, apo sisteme të tjera që bëjnë të mundura primaret apo një president të zgjedhur nga populli, ne nuk kemi paragjykime.

Qytetarët duhet të pyeten për çdo vendim të rëndësishëm, jo të ndërtohen inceneratorë që helmojnë qytetarët. Me një ligj për referendumet, qytetarët do të pyeten për gjithçka që ka të bëjë me shëndetin e tyre. Ky ndryshim s’do ndodhë në dhoma të mbyllura, por në sy të publikut. Gjithçka do të marrë formë të prerë vetëm pasi të vendoset me referendum kombëtar nga vetë qytetarët shqiptarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco