Basha uron nisjen e Ramazanit: Muaj i sakrificës, shpresës dhe i ngadhnjimit

Basha uron nisjen e Ramazanit: Muaj i sakrificës, shpresës dhe i ngadhnjimit

20:56, 05/05/2019
A+ Aa A-

Në prag të nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit, nuk mund të mungonte as urimi i kryetarit të PD-së, lulzim Basha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se, “lutem që sakrifica juaj fisnike të shndërrohet në bekim hyjnor për të gjithë agjëruesit, për çdo familje shqiptare, për vendin tonë dhe për mbarë kombin shqiptar”.

Urimi i Bashës:

Në nisje të muajit të shenjtë të Ramazanit, ju uroj nga zemra të gjithë besimtarëve myslimanë, të dashur vëllezër dhe motra, agjërim të mbarë, të lehtë e të pranuar në këtë muaj të sakrificës, të shpresës dhe të ngadhnjimit! Lutem që sakrifica juaj fisnike të shndërrohet në bekim hyjnor për të gjithë agjëruesit, për çdo familje shqiptare, për vendin tonë dhe për mbarë kombin shqiptar!  Zoti e bekoftë Shqipërinë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco