Premtimi i madh Bashës për fermerët: 100 milionë euro subvencione çdo vit, do e çlirojmë ekonominë nga oligarkët

Premtimi i madh Bashës për fermerët: 100 milionë euro subvencione çdo vit, do e çlirojmë ekonominë nga oligarkët

18:46, 30/04/2019
A+ Aa A-

Pas premtimit për pagat e mjekëve dhe infermierëve, të cilat sipas tij do të jenë 1200 dhe 700 euro, kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë një tjetër premtim, kësaj rradhe për fermerët shqiptarë.

Sipas tij, me ardhjen e PD në pushtet, çdo vit do të ketë 100 milionë euro subvencione për femerin shqiptar.

Ai shtoi se, me parimin “Shqipëria e para, fermeri shqiptar i parë”, do ti vihet trau doganës që konkurrenca të mos jetë e pandershme si sot.

Teksa komentoi edhe Samitin e djeshëm të Berlinit, Basha bëri diferencën mes politikës së PD dhe asaj të Edi Ramës.

“Ne ja dolëm se PD ka ditur ka mundur të hapë derën e Europës. Kështu do të hedhim së bashku edhe hapin e rradhës. Duke çliruar ekonominë nga oligarkët do të rrisim punësimin. Më shumë se gjysma e shqiptarëve jetojnë në zona rurale ndaj dhe do të rikthejmë shpresën por edhe mundësinë që me anë të subvencioneve të mbështesim fermerët. 100 milionë euro çdo vit. Do ju fusim në treg se ju ka nxjerrë jashtë tregut. Do ti vemë traun doganës që mos konkurrojë në mënyrë të pandershme prodhimin vendas. Shqipëria e para, fermeri shqiptar i pari. Do të njohin persoporitet dhe djersa do tu kthehet në para dhe jo në mallkim dhe borxhe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco