Shpërthen Nikollë Lesi: Me 11 Maj ose rrëzoni Ramën ose ikni në shtëpi!…

Shpërthen Nikollë Lesi: Me 11 Maj ose rrëzoni Ramën ose ikni në shtëpi!…

22:06, 22/04/2019
A+ Aa A-

Gazeta Koha Jonë që drejtohet nga Nikollë Lesi ka bërë sot një shkrim të fortë.

Në këtë shkrim/editorial të Koha Jonë, kërkohet largimi i Edi Ramës në 11 maj.

Shkrimi i plotë i botuar në Koha Jonë:

Deri tani Opozita, PD dhe LSI si dhe partitë e tjera realisht opozitare, kanë treguar durim duke e përmbajtur popullin me shumë kujdes që të mos djegë kryeministrinë dhe Kuvendin e Shqipërisë.

Natyrisht ka patur raste episodike përplasjesh mes policisë dhe radhëve të para të popullit të acaruar ndaj kryeministrit, por nuk ka qenë strategji e lidershipit opozitar.

Deri më tani me sa duket Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë menduar se numri jashtëzakonisht i madh i njerëzve në shesh ka qenë një mesazh i qartë për kryeministrin, por edhe për ndërkombëtarët.

Kryeministri nuk don t’ia dijë, por sajon “opozitë të re” duke keqpërdorur emrin e familjes Hajdari me një vajzë me emrin Rudina si dhe ka ndërmend të shkojë në zgjedhje me 30 qershor. Ndërkombëtarët akoma janë në “drekat” me qeverinë dhe nuk duan të prishin oreksin e filluar që nga koha e Sajmir Tahirit, kur kabanisi bënte namin në Shqipëri, por ata thonin se “gjithçka ecën mirë”! Nuk mund të themi se gjithë kancelaritë e huaja janë nën këtë efekt kanabisi, pasi Italia dhe Gjermania me ambasadorët e tyre kanë reaguar duke kërkuar kryeministrit të bëjë hapa pas, sepse po rrezikohet stabiliteti si dhe investimet e tyre në Shqipëri.

Tani Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë vendosur me 11 maj protestën e radhës kundër kryeministrit Rama.

Populli deri tani i është përgjigjur nentë protestave madhështore, por ai është stopuar nga lidershipi opozitar që të mos e merrte vetë fatin e qeverisë në duar, duke e nisur në udhëtim pa kthim Edi Ramën.

Tani populli nuk duron dhe nuk pret më!

Me 11 maj Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi duhet të lenë popullin të vendosë përfundimisht duke e larguar me çdo çmim kryeministrin si dhe për të vendosur një qeveri tranzitore për zgjedhje korrrekte që nënkupton çdo lloji demonstrate si dhe duke rrethuar ditë-natë kryeministrinë (pa ndalesë) ose lidershipi  opozitar të ikë në shtëpi.

Fatmir Mediu ishte më i qartë se kushdo sot, ai bëri thirrje për Revolucion dhe kalim nga protestat paqësore në protesta radikale. Edhe Berisha ka bërë thirrje për rrëzim të Ramës edhe sikur të plasi lufta kundër kryeministrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

IKS25/04/2019 13:21

o Aks, pse te dali Nikolla ne protesta, kur ai eshte bere milioner !!!!! ai hidhet sa majtas djathtas dhe milionat e tija riten!

cuco 24/04/2019 14:45

Duhet te ndodhe edhe pse vone : Por me mire vone se kurre, thuhet!! Basha duhet patjeter te veje ne vend tradhetine qe i beri qeni kryetar qeverie! Krijesa me e ndyre qe ka pjelle vendi!! Ne rrevolte o shqiptare: o do jemi me keq se asnjehere ne historine e pas diktatures! Pa levizur fort biem perseri ne diktature, ne mos kemi rene!! Poshte qente hajdute e tradhetar te shqiptareve dhe te Shqiperise!!!

t23/04/2019 06:35

Çasti per veprime radikale ka ardhe.a do jete i gatshem lidershipi i opozites ? dhe mbi te gjitha po protesuesit,mase e madhe jo grupime te vogla,.a do jene te gatshem edhe per ndonje sakrifice?

Ay23/04/2019 01:19

Ben shume sens cdo gje qe thua Nikolle. Luli do humbase kredibilitetin nese vazhdon me keto shashka pa vlere. Ram Katrahura vazhdon ne drejtimin qe ai mendon se eshte i duhuri per kokainen e paster qe Pi, jeten lulsoze qe ben e miliardario e Eurove qe shkojne perdite ne ishujt Kaiman. Luli avash avash po perceptohet si I taves. Te shofim dhe pak.

aks23/04/2019 00:06

po ti nikoll pse nuk del me gjithe familje dhe fis ne proteste. pastaj eja e na caj b,,..

Askushi 22/04/2019 23:37

Luli ja ka marre doren me kapsolla dhe me shashka. Sjelle popullin ne tirane, e ve para policis, e mbush me tym helmues, i kendon himnin tek PD dhe e nis per shtepi te hane lesh se leket i lane rrugeve (ata aq fitojne nga Rama) . Pastaj shkone te drekoje me miqt e tij. Detyra u krye.

Oran 22/04/2019 22:15

????

Shto koment

Denonco