E refuzojnë deputetët/ Rudina Hajdari tërhiqet nga krijimi i partisë. Ja reagimi

E refuzojnë deputetët/ Rudina Hajdari tërhiqet nga krijimi i partisë. Ja reagimi

14:10, 22/04/2019
A+ Aa A-

Vetëm dy ditë më parë mediat njoftuan për një takim të Rudina Hajdarit me Edi Ramën, por me sa duket është tërhequr nga krijimi i partisë, për shkak të braktisjes nga deputetët që e cilësojnë veten si të djathtë.

Këta të fundit, pavarësisht se kanë marrë mandatet duke thyer vendimin politik të PD-së nuk janë të gatshëm që mandatet e demokratëve ti ‘transferojne’ te partia e Rudinës dhe Patozit.

Reagimi i sotëm i Rudina Hajdarit:

Çdo moment ndjek me vëmendje dhe ndjeshmëri, përpjekjet që bëhen për zhvillimin dhe prosperitetin e jetës politike në vend. Krijimin e çdo forumi të ri politik, e shikoj si një hapësirë më shumë, për demokratizimin e politikës dekadente që ka përfshirë vendin dhe gjithsecilit i uroj rrugëtim të mbarë dhe suksese në përpjekjet e tij.

Është e kuptueshme se Shqiptarët janë tejet të lodhur e të shqetësuar nga kjo politikë e mërzitshme dhe e dëmshme 28 vjeçare prandaj krijimi i një alternative të re, të vërtetë dhe shpresëdhënëse që ka për qëllim interesin publik, përfaqësimin qytetar dhe një politik-bërje të re me standarde perëndimore do të ishte një iniciativë për t'u gëzuar.

Ajo që më bën përshtypje në kushtet e ‘psikiatrisë politike’ ku jemi futur është fakti që personalisht, pa dhënë asnjë deklarim apo pa ndërmarrë asnjë iniciativë lidhur me këtë, më cilësojnë si kryesuse të një forumi të ri që po krijohet, por nga kontaktet që zhvilloj anë e mbanë vendit, dhe kudo ku ka shqiptarë të ndershëm, duke respektuar dhe festat e Pashkëve, nuk jam shprehur më parë.

Pak ditë më parë, në deklarimin që bëra në Parlament, shpreha vullnetin e grupit që kryesoj dhe ky do të mbetet angazhimi im kryesor. Natyrisht, në rrugëtimin që kemi nisur, prania e demokratëve të ndershëm dhe gjithë atyre që aspirojnë një demokraci të vërtetë, do të jenë mbështetja e jonë.

Shqiptarëve u duhet ‘një elitë e re politike’ dhe ne e konsiderojmë një obligim parësor, përgatitjen e një formule të përshtatshme përfaqësimi politik, në mënyrë që deputetët dhe të zgjedhurit t'i caktojnë qytetarët dhe jo kryetarët e partive. Ka shumë modele që mund ta realizojnë këtë qëllim, që nga sistemi i pastër mazhoritar, e deri tek ai proporcional kombëtar me lista të hapura nëpërmjet të cilave shpresojmë të nxjerrim jashtë të gjithë elementët e korruptuar që vijnë nga bota e krimit, që me drejtimin e mazhorancës qeverisëse, e kanë futur vendin në një drejtim pa shpresë dhe të ardhme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Many 22/04/2019 22:43

Si ka mundesi qe gjith tyryfyçkat qe hyjne ne politike, ose kane shansin te flasin ne publik I duket vetja elite. Po njerezit e tjere qe shohin punen dhe hallet e tyre te perditshme, rrisin femijet, punojn dhe ne te kunderten e ketyre qyrrseve nuk I bejne keq askujt nuk jane elite?! Cesht ky mentalitet majtist komunist qe vazhdon e qendron ne mendiet e reja te ketyre dathtakeve me ide majtiste. Pse vazhdon perbuzja per njeriun normal dhe dinjitoz. Megjithse e gjithe filozofija majtiste klasore eshte e bazuar ne perbuzje te asaj qe nuk mund ta kene kurrsesi "elitat", dinjitetin.

Alfons Malo22/04/2019 19:02

z. rudina Me vjen keq qe po te them per ty se per te ndjerin azem ka patur repekt i ghithe populli ne permbysjen e pushtetit te ramiz alise,por ju nga sa kemi pare ne intelektin tend, por ben mire te marreh testen e ps se bashku me patosin e murrizin e imamin Jane pallavra ato qe thua se nuk je me formimin e partise e thencin ,por duke pare qe nuk ju ndjek njeri e nuk keni mbeshteteje ne popull hidheni sa ne nje dege ne tjeter .Merr shembull nga maliqi qe u bashkua me ps dhe e u be n/drejtor burgu edhe ti dil hapur ne krah te rames dhe mund te behesh ministre ne qeverine e rames hpeton edhe maman nga vetingu,mundesh se ai eshte gati se te pa aftet i ka hume qejf dhe e ben per show duke thene" e hodhi salu e mora une" Per sa thua se kam kontaktuar ane e mban shqiperie genjen, dhe qe ketu fillon budallalleku jot e ti akoma nuk e di sa rrethe ka shqiperia se ke ikur shpejt nga shqiperia. Une them me mire ngroh ato veze ne parlament edhe ndonje muaj se qyl i ke ato leke dhe mos u hap kot e mos u perdor nga te tjeret se e ule ne minimum emrin e babait tend

Higgins22/04/2019 17:19

E dashur Rudina, Pendohu per kete trazire qe na krijove dhe ik nga skena politike. Nje shteti demokratik nuk i nevojiten njerez si ty pa moral, pa dinjitet, e paafte per te bere dicka te mire dhe te vlefshme. As babai juaj, megjithe problemet qe kishte si njeri( ndjese paste) nuk do ra kishte bere ( besoj) kete tradheti ndaj elektoratit te djathte qe aspirojne per te ndertuar nje Shqiperi demokratike. Cdo gje e mire qe ka ndodhur ne Shqiperi ka ndodhur kur e djathta ka qene ne pushtet. Prandaj ti je nje tradhetare e idealeve demokrate e pafytyre dhe neveritese. Zoti paste meshire per ty!

Ay22/04/2019 16:37

Se ku e gjen kurajon të genjesh nga mëngjesi ne darke ti qofsh moj xhingel e pafytyre. Nga takimet me ndërkombëtarët (vetëm ti e di se ku i takon dhe ke takon) nga takimet anembanë vendit (edhe këtë pjesë vetëm ti bija e babait tënd e qan me mire nga kushdo) dhe e fundit ti je vetë një e caktuar nga kryetari dhe jo e zgjedhur sepse askush nuk të ka njohur por edhe tani qe te njohen vertetove që nuk vlen as për punonjës e call centeri. Mjaft me dëmet që po i bën PD

Gjergj22/04/2019 15:59

Esht perjashtu nga partija demokratike esht marr vendim apo jo

Rami Kristaq Murrizi22/04/2019 15:47

Uaa po pse kshu moj Rudi na I shove Shpresa kaq shpejt ne bashke me Meron mezi po prisnim krijimin e Partise me te madhe ,me te fuqishme ne,rajon .Po sa lezet te kishin te gjitha takimet me elektoratin e djathte ne ter vendin tone si e the dhe vete ,te farfuririn syte ,ti ishe si mesia per ne ,ja thame shpetuam tani,pale pastaj edhe bekimi qe more nga Mero gelbeza,eshte demokrat 24 karat ai ,pale sa te pikelluar do te mbeten Lymi me kompani ,vetem kete lajm mos te na kishe dhene hata e madhe.

Idi22/04/2019 15:31

Thjeshte nje vegel zagare e qeverise. Tashme je karte e djegur. Turp

Askushi22/04/2019 14:40

Ca gjera jane shume te thjeshta. Te gjithe kemi rezerva per Bashen, per PD, por nuk eshte ky momenti per tu ndare, per tu coptuar. Rama me bandat, lligarket dhe supermilionat e eurove, jane shume e shume me teper potent. Te gjithe duhet te harrojne ndarjet dhe coptimet, tani fuhet vetem bashkim, bashkim kombetar, bashkim dhe me socialistet, shqiperija eshte e te gjitheve, shqiprija nuk d eshte e rilindjes, shqiprija nuk duhet te bjere ne duar te bandave, te mafjes. Shqiptare bashkohuni, te gjithe ne nje front kunder se keqes. E ardhmja e femijve tane ne duar te bandave.

Shto koment

Denonco