VIDEO/ Grabitje arkeologjike në Gjirin e Vlorës, 6 të huaj zhyten ‘me leje nga lart’

VIDEO/ Grabitje arkeologjike në Gjirin e Vlorës, 6 të huaj zhyten ‘me leje nga lart’

18:51, 19/04/2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Gjirin e Vlorës, aty ku ndodhet një pjesë e mirë faunës nënujore të si dhe anije të mbytura gjatë luftës së Dytë Botërore, që mbajnë brenda me mijëra arkifakte të vyera.

Burime për SYRI.net rrëfejnë se kanë qenë peshkatarët e Vlorës të cilët gjatë paradites kanë vënë re praninë e dy anijeve të vogla me në bord 6 persona të huaj të cilët zhyteshin në atë që konsiderohet një zonë e mbrojtur me arka bosht dhe dilni që aty me arka të mbushura. Menjëherë, peshkatarët e zonës kanë denoncuar ngjarjen pranë policisë kufitare e cila është nisur drejt vendit ku ndodheshin dy anijet.

Sipas informacioneve të siguruar nga SYRI.net nga verifikimet e para të bëra nga policia kufitare rezulton se ata ishin 6 shtetas tw huaj të cilët kishin siguruar një leje gjoja për “kërkime shkencore”, por duket se leja që kishin marrë nuk korrespondonte aspak me veprimtarinë që kishin kryer. 

Sipas po të njëjtave burime ajo që është në kundërshtim me ligjin është përdorimi i kompresorit si frymëmarrje artificiale që në ndryshim nga bombulat e oksigjenit, i mundëson zhytësve një qëndrim më të gjatë nën ujë.

Policia i shoqëron, Drejtoria e Peshkimit Vlorë i amniston...

Pas verifikimit të kësaj veprimatrie të dyshimtë, Policia Kufitare ka njoftuar Drejtorinë e Peshkimit në Vlorë për të shkuar për të bërë verifikimin e dy anijeve që u shoqëruan në port, por justifikimi i punonjëve të këtij insititucioni ka qenë qesharak. Ata kanë refuzuar të kryejnë detyrën e tyre të kontrollit tek 2 anijet turke me justifikim se orari i tyre i punës përfundonte në orë 14.00.

Dhe duke qenë se fundjava është pushim deri të hënë që janë edhe Pashkët, punonjësit e Drejtorisë së Peshkimit kanë vendosur që kontrollin ndaj 2 anijeve ta zhvillojnë të Martën. Thënë kjo 6 shtetasit e huaj janën të lirë që të lëvizin dhe të bëjnë ctë duan deri të martën dhe askush nuk i ndalon.

Çfarë bart pjesa nënujore e Gjirit të Vlorës?

Pas të gjitha ngjarjeve të përshkruara më lart, autoritetet kanë dyshime të forta se qëllimi i 6 shtetasve tw huaj me leje për tu zhytur në Gjirin e Vlorës, ka qenë grabitja e arkifakteve të vyera që ndodhen mësëpari në “spitalierin PO”  italian që u mbyt gjatë luftës së dytë botërore në të cilën raportohet se punonte edhe vajza e Mussolinit Edda Ciano. Po ashtu në këtë zonë prehet edhe një tjetër anije italiane kryqëzori “Reggina Margherita” e fundosur në vitin 1919 gjatë Luftës së Parë Botërore.

Përtej kësaj, Gjiri i Vlorës është i pasur edhe me disa specie të rralla peshqish dhe molusqesh sic është “Kastraveci i Detit” që prej vitit 2012 mbrohet me ligj. 

Dhe ka qenë pikërisht deputeti socialist, sot Ministër i Bujqësisë Eduard Shalësi i cili ka kërkuar futjene “Patëllxhanit të Detit” në listën e faunës detare në rrezik në vitin 2012, e që sot mesa duket nuk është më aq i ndjeshëm sa dikur.

“Leje nga lart”...

Ajo që e bën më skandaloze ngjarjen e regjistruar këtë ngjarjes është fakti se 6 shtetasit e huaj kishin një leje për tu zhytur në këtë zonë, që duket se është siguruar deri “lart” dhe që i mundësonte atyre të zhvillonin te qetë aktivitetin e tyrë të dyshimtë, dhe kjo duket se është edhe arsyeja pse autoriteti shtetërore lokale po mundohen që ta mbyllin sa më parë atë që me shumë gjasë rezulton të jetë një goditje e rëndë për faunë  detare dhe po ashtu edhe një grabitje e madhe arkifatkesh nënujore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco