Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Qeveria tranzitore/ Teliti në Syri.net: Në ditët në vijim publikohet platforma

Qeveria tranzitore/ Teliti në Syri.net: Në ditët në vijim publikohet platforma

16:10, 19/04/2019
A+ Aa A-

I ftuar në Syri.net, Drejtori i Kabinetit të Kryetarit të PD, Dorian Teliti ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend duke u shprehur se, shumë shpejt lidhja e qeverisë me oligarkët dhe grupe kriminale do të marrë fund.

 “Kryeministri po lëkundet dita-ditës nga qytetarët shqiptarë. Me qindra mijëra njerëz kanë dalë në shesh. Qytetarët kanë halle dhe problme që duhen zgjidhur dhe kjo qeveri nuk ka ardhur për të zgjidhur ato, por si të vjedhë mes oligarkëve,duke abuzuar me ne. Duke patur marrëdhënie të mirë me ta dhe merret pushteti. Kjo do të marrë fund shumë shpejt. Qindra mijëra njerëz që vijnë në shesh nuk vijnë për Lulzim Bashën apo opozitarët e tjerë, por për hallet e tyre”, është shprehur Teliti.

Teliti komentoi edhe vendimet e djeshme të Këshillit Kombëtar të PD-së, duke u shprehur se së shpejti do të ketë edhe një platformë për kalimin nga qeverisja aktuale në atë transitore.

“Largimi i Ramës si kryeministër; negocimi për një qeveri transitore, negocim me të gjithë aktorët politikë. Me Edi Ramën kryeministër nuk ka negociata. Për të është mandatar edhe kreu i PD-së nga Këshilli Kombëtar. Në ditët në vijim do të ketë një platformë të idesë sonë se si do të bëhet kalimi nga qeverisja aktuale në qeveri tranzitore”, vijoi drejtori i Kabinetit të Lulzim Bashës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco