Fox News raporton nga Tirana për protestën më të madhe në Ballkan

Fox News raporton nga Tirana për protestën më të madhe në Ballkan

21:13, 13/04/2019
A+ Aa A-

Protestës së opozitës sot në Tiranë i kanë dhënë hapësirë edhe mediat më të njohura ndërkombëtare.

Pas Euronews, VOA, DW dhe Washington Post, edhe gjigandi amerikan Fox News i bën jehonë asaj çfare po ndodh në Shqipëri.

Ja çfarë shkruan:

“Partitë e opozitës shqiptare kanë thirrur protestën e rradhës në kryeqytetin Tiranë, për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe lejimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Mijëra mbështetës të opozitës nga mbarë vendi u shfaqën të shtunën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, që mbanin postera dhe sllogane antiqeveritare, duke hedhur flakadanë dhe shashka drejt policisë dhe selisë së qeverisë.

Protestuesit thyen kordonin e policisë në hyrjen kryesore të ndërtesës qeveritare, por nuk u përpoqën të hapnin dyert e saj.

Opozita e drejtuar nga Partia Demokratike e qendrës së djathtë akuzon qeverinë e majtë të Partisë Socialiste të Kryeministrit Edi Rama se është i korruptuar dhe i lidhur me krimin e organizuar, të cilin qeveria e mohon.

Udhëheqësi i demokratëve, Lulzim Basha, bëri thirrje për "një rotacion të menjëhershëm politik", duke kërkuar një Kabinet tranzitor pa Rama dhe duke kërkuar që të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme.

https://www.foxnews.com/world/albanian-opposition-clashes-with-police-in-anti-govt-protest?fbclid=IwAR3N912F2ifWPiviMO8XgAdE3ihl5OhvpuodQOiC31uUHiv9XmZouOnn5kM

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco