Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ish-deputeti lëshon thirrjen: 'Të veprojmë si Rumania, ku protestat çuan në burg ministrat'

Ish-deputeti lëshon thirrjen: 'Të veprojmë si Rumania, ku protestat çuan në burg ministrat'

18:05, 12/04/2019
A+ Aa A-

Ish-deputeti demokrat. Agron Shehja ka qenë së fundmi në Rumani në disa takime, ku në një status në facebook tregon edhe përvojën rumune në luftën ndaj korrupsionit.

Shehaj shkruan se në shtetin rumun, ministrat dhe zyrtarët e lartë janë dërguar në burg nën akuzat e korrupsionit me anë të protestave popullore dhe se diçka e tillë duhet të ndodhë edhe në Shqipëri.

Statusi i Shehajt:

Të dashur miq, sot kam qenë pjesë e disa takimeve dhe diskutimeve mes politikanësh europianë në Rumani, organizuar nga IRI. Mësime të vyera për Shqipërinë.

Rumania dhe vendet e tjera, që kanë luftuar me sukses korrupsionin, dëshmojnë një të vërtetë: po nuk u futën politikanët e korruptuar në burg, nuk ka asnjë shpresë për qeverisje të mirë.

Ka vetëm një mënyrë si luftohet korrupsioni: nxjerrjen para drejtësisë të politikanëve të korruptuar. Një kryeministër, ministër apo ish-minisitër në burg, është kura e vetme kundër korrupsionit.

Kjo mund të arrihet vetëm nëse të gjithë ngrihemi për të kërkuar fundin e pandëshkueshmërisë për korrupsionin dhe krimin.

Është e mundur që politikanët të fusin në burg kolegët e tyre të korruptuar? Po, nëse kanë presionin opinion publik. Vetëm populli mund ta arrijë këtë gjë.

Ndaj ftoj të gjithë shqiptarët, miq, mbështetës, të afërm, qytetarë të Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë të bashkohemi kundër korrupsionit, nesër në orën 18:00 në Tiranë.”, shkruan Shehaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi12/04/2019 19:24

Ashtu eshte, ashtu duhet. Por ky popull nuk eshte as rumani, as kosove, as Serbi, asgje edhte ky popull. Rumanija terhoqi zvarre causheskun, ndersa Nexhmija Ramizi jetusn e jetojn per mrekulli, Balluku ministre. Dhe ky popull hesht, nuk ngrifet. Ky popull te vret per nje karikues celulari dhe nuk reagojn per gazin helmues ne shtepit e tyre...

Shto koment

Denonco