Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Grabitja në Rinas/ Zbulohen lidhjet e ngushta të kompanisë së sigurisë me kupolën e PS-së

Grabitja në Rinas/ Zbulohen lidhjet e ngushta të kompanisë së sigurisë me kupolën e PS-së

09:35, 11/04/2019
A+ Aa A-

Grabitja e Rinasit e ndodhur ditën e martë, 9 prill, në orën 15:00 ka shkërmoqur si një kala rërë, shtetin e Edi Ramës dhe policinë e drejtuar nga Sandër Lleshi.

E gjithë struktura e ruajtjes së rendit ka dështuar, ndërsa ministra e drejtorë po mundohen të hedhin lumin, duke ia hedhur fajin koncesionarit kinez të Aeroportit të Rinasit.

Që nga Edi Rama, tek ministrat Lleshi e Balluku, e drejtorët e vegjël prej tyre kanë vendosur që fajin për grabitjen të ja hedhin Kinezëve duke mos mbajtur asnjë lloj përgjegjësie vetë.

Shteti në Shqipëri duket se nuk ekziston dhe këtë e vërtetoi ky fakt.

Por një tjetër fakt që nuk përmendet në deklaratat e tyre është kompania që ka për detyrë të sigurojë aeroportin e Rinasit.

Është kompania ICTS e cila merr 5 euro për çdo qytetar që kalon në Rinas, por nuk siguron asgjë. Pse Rama dhe vartësit e tij nuk e përmendin këtë kompani, që ka dështuar në sigurinë e Rinasit në çdo grabitje.

Shumë e thjeshtë, administratori dhe një nga aksionerët më të mëdhenj me 30 për qind, është avokati i Partisë Socialiste Eno Bushi. Bushi gjithashtu njihet edhe si avokati i pilotit italian Giorgio Riformato, i cili në vitin 2015 u rrëzua me avionin e tij në Divjakë.

Image

Këtë e ka bërë të ditur mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ edhe ish-kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi.

Por nuk mbarojnë këtu lidhjet e kupolës së PS-së me Kompaninë ICTS.

Bashkëshortja e Eno Bushit, Joana Bushi është drejtoreshë e ANTA-s, Agjencisë Nacionale të Trafikut Ajror.

Image

Përpara se të bëhej drejtoreshë, Joana Bushi, ka qenë shefe kabineti e Belinda Balluku, kur kjo e fundit drejtonte ANTA-n.

Siç tregojnë zyrtarë të kësaj agjencie, Joana Bushi bënte dhe bën ligjin në ANTA dhe vetëm me lejen e saj mund të hysh si VIP në aeroport.

Image

Ne foto ekstrakte te kompanise ICTS, pergjegjese e sigurise ne Rinas

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Edgar14/04/2019 01:48

Heret a vone do i paguajne te gjitha, sidomos ministrucet qe E Rama i perdor pa meshire, duke perfshire edhe ato qe i hodhi si limon i shtrydhur M Kodheli dhe E Gjermeni...

Gramoz11/04/2019 16:09

Si nuk lan ven pa fut turit keta Ridhjersat mer jahu! Gjithanej i kan fut tentakulat e qelbura o burri, o gruja, o kunoti, o kunota, o çuni xhajes, o goca halles, o vllai, o motra, o çuni dajes, o goca tezes, o vjerra, o vjerri, i gjith shteti nen mafien e Ridhjerjes se edvin zorraxhiut, far islli paskanqen mer jahu, kur ka meju shu fara ktyne mer jahu?!

Askushi11/04/2019 10:37

Ne dore te te prostitutave dhe gangesterve. Nuk ka as ligje as shtet. Nje bande qe cvate gjitheshka. Jane bere milioner, e me keto miliona jo vetem po jetojne si sheik, por po dhunojne gjitheshka. Ky popull ha bar, ky popull fle gjum dhe nuk reagon. Te gjithe te huajt po e thone troc qe shoqerija duhet te reagoj, por asgje, populli si penisi i rames qe nuk ngrifet me

Nccnc 11/04/2019 10:25

C'MUTIN DUAN ME KINEZIN? VETE I KANE VJEDHUR! I DUAN PER ZGJEDHJE!

tironci11/04/2019 09:57

Rama ka pas me kohe ne men rinasin dhe e ka blindu me kohe me injorantet e vet pordhace se si kudo e shef ate si burim paresh. Jo ma kot ka qen shefe aty Belinda Balluku nji cope injorante shpirtzeze qe kur ka qen atje dhe ata pak veta qe punojshin i gjete nai klecke e i raportote ne prokurori. Kishte ne krah nje qelbsine tjeter nji far Vjola Haxhiademi e cila kishte shpaten me pre koka njerzish. Kshuqe ne agjensine ajrore osht tej e tej me hajdutet e rilindjes qe tashi qe kan vu pare shesin dhe pordhe. Ket ekip Balluku e ka spostu ne min e trensporteve dhe me te njejtin stil po spastro kedo me integritet qe ka shenja mosbesimi ndaj Rames. Rilindja ka hy si merimange mrena shtetit e vrymen ku run gjahun merimonga osht ne dore te Engjell Agacit. Ky i mer mizat e korrupsionit ishtrydh ato i mer longun e ja jep rames. Kjo o rilindja sot pa pik dyshimi.

Loran shehu11/04/2019 09:47

Hajde hajde po ti gezojn leket ahere vet i paskan marr

Shto koment

Denonco