Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Dhuna te 'Bregu i Lumit'/ Reagon ashpër Presidenti Meta: 'Hetim ndërhyrjes brutale të policisë ndaj qytetarëve të pambrojtur'

Dhuna te 'Bregu i Lumit'/ Reagon ashpër Presidenti Meta: 'Hetim ndërhyrjes brutale të policisë ndaj qytetarëve të pambrojtur'

16:51, 09/04/2019
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta, ka reaguar ashpër, lidhur mbi ndërhyrjen brutale që Policia e Shtetit ka bërë ndaj banorëve të Bregut të Lumit të cilët dolën në mbrojtje të banesave të tyre.

Nëpërmjet zëdhënësit, Tedi Blushi, Presidenti Meta ka kërkuar hetim të shpejtë dhe serioz nga Prokuroria për dhunën e ushtruar nga Policia ndaj qytetarëve të pambrojtur.

“Presidenti i Republikës, i kërkon:

Avokatit të Popullit, të hetojë urgjentisht të gjitha veprimet e Policisë së Shtetit;

Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, të hetojë veprimet e institucioneve shtetërore në trajtimin e rastit në fjalë;

Organit të Prokurorisë, të nisë menjëherë verifikimet përkatëse për të analizuar në detaj të gjitha veprimet arbitrare të organeve publike dhe Policisë së Shtetit, si edhe të dërgojë përpara drejtësisë të gjithë personat përgjegjës ;

Organizatave për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, të hetojnë dhe të reagojnë për çdo akt dhune të panevojshëm që Policia e Shtetit dhe institucionet shtetërore kanë ushtruar sot ndaj qytetarëve të pambrojtur”, - thuhet në reagim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz09/04/2019 17:35

O policia e kryekar edverit dhe e gjenelesh Llesh Pershesh Kimikut, po jane shqiptare si ju ata qe po i trajtoni si armiq o ju vrafte zoti, nga vini ju more, bisha pylli jeni?! A nuk keni familje ju more buratine te Ridhjerjes, prinder dhe femije a keni ju qe silleni me popullin tuaj si kuçedra?! E dini ju mor te paudhe se paguheni me taksat e atyre te gjoreve qe po i lini ne qiell te hapur? Mendoni ju se me keto skena makabre qe krijoni kunder shqiptareve tuaj do ktheheni ne shtepi dhe do ta beni gjumin e qete? Mos ju bindni me urdherave te verber te eproreve tuaj kriminele duke u justifikuar me rrogen qe merrni, sepse me krimin qe po ju beni ketyre njerzve, kurre mos u marrte ajo rroge, ajo pagese eshte pagese gjaku dhe gjaku atyre fakireve ka pertju zene. Mos harroni edhe diçka, neser do jete rradha juaj, dhe kur te vije ajo dite, nuk do kete asnje horr dhe qelbesire si edver droga, lali pedofili dhe gjenelesh Llesh persheshi tju shpetoje.

Shto koment

Denonco