Kontrata e Lobimit/ Gazmend Bardhi; 'Prokurori i çështjes nuk më pyeti fare'

Kontrata e Lobimit/ Gazmend Bardhi; 'Prokurori i çështjes nuk më pyeti fare'

22:22, 27/03/2019
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi ka rrëfyer në studion e ‘Opinion’ se kur është pyetur në Prokurori për çështjen e kontratës së lobimit me “Binatta Trade” është befasuar kur prokurori i ka thënë se nuk kishte asgjë për ta pyetur.

'Prokurori po heton mënyrën se si PD ka deklaruar shpenzimet e veta pranë KQZ. Ajo që thotë organi i prokurorisë është një mashtrim, ka dalë në konkluzione pa përfunduar hetimet. Të dalësh me konkluzione përfundimtare do të thotë që ti po përdoresh. PD ka paguar aq sa ka deklaruar në KQZ, 25 mijë dollarë. Prokuroria ka gjithë dokumentacionin që ka ardhur nga jashtë.

Shkova për shpjegime si person që ka dijeni për rrethanat e çështjes së kontratës së lobimit. Shkova në zyrën e Prokurorit dhe më tha unë nuk kam ndonjë pyetje për ju, ju po patët ndonjë gjë ma thoni’, ka rrëfyer Bardhi.

Ndërkohë që Bardhi ka sqaruar më tej se Paria Demokatika nuk ka paguar 500 mijë euro por ka paguar vetëm  25 mijë dollarë për një kontratë lobimi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco