Zbulohet shifra, 6500 policë për zgjedhjet lokale

Zbulohet shifra, 6500 policë për zgjedhjet lokale

12:00, 26/03/2019
A+ Aa A-

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë, KQY-në dhe Prokurorinë e Përgjithshme nisi sot trajnimin e rreth 6500 forcave të policisë, që do të jenë kujdesen për mbarëvajtjen e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

OSBE njoftoi se trajnimi filloi sot me drejtuesit e nivelit të lartë e të mesëm. Më pas, do të bëhet trajnimi i trajnuesve, të cilët, në vijim, nga data 22 prill deri më 8 maj, do t’i kalojnë njohuritë e të tyre te të gjitha strukturat policore që do të përfshihen në zgjedhje.

Prezenca e OSBE-së ka organizuar trajnime të tilla prej vitit 2005.

“Natyrisht, të gjithë jemi të vetëdijshëm për klimën politike të krijuar në vend vetëm tre muaj para datës së zgjedhjeve. Bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Prokurorisë është thelbësor për garantimin e besimit publik në procesin zgjedhor duke luftuar të gjitha llojet e shkeljeve zgjedhore nga ana e individëve apo partive politike”, tha Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt, sot, në hapje të trajnimit.

“Debatet politike mund të shkaktojnë uljen e besimit publik në procesin themelor demokratik të organizimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Mirëpo, unë jam i sigurt se sjellja profesionale e institucioneve publike, duke përfshirë edhe Policinë e Shtetit, mund ta kompensojë këtë, duke shtuar besimin te njerëzit se vota e tyre vlen vërtet dhe se rezultatet përfundimtare pasqyrojnë vullnetin politik të mbarë shoqërisë shqiptare”, shtoi ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco