Lesi për Ramën: Nga gazetar i imi u bë Kryeministër,  dhe tani ja fundi i tij…

Lesi për Ramën: Nga gazetar i imi u bë Kryeministër, dhe tani ja fundi i tij…

16:57, 24/03/2019
A+ Aa A-

Edi Rama erdhi diku nga marsi 1998 direkt e Ministër Kulture. Nga analist dhe gazetar i të përditshmes “Koha Jonë”, ai u bë shpejt një “star” në botën e politikës aktive shqiptare, edhe për hir të oratorisë së tij dhe shfaqjes si një “dele e bardhë” në politikën e zezë të pas vitëve të mbreterimit berishian 1992-1997. Elokuent, i çmendur për të bërë gjëra që nuk i kishte manifestuar askush nga politika e lartë, realisht punëtor dhe më pas me një “kazmë” punoi për shkatërrimin e sistemit të ngurtë partiak. I veshur herë me një palë brekushe, ku bëhej lajm dite dhe herë-herë me një çorap të kuq dhe tjetrin të bardhë, ai diti me finesë të ishte një risi, ai dërmoi imazhin e politikanit 50-vjeçar që rrinte e mbante shënime për t’iu përgjigjur popullit me “protokoll”.

Më pas kryebashkiak i suksesshëm, i pakonkurrueshëm, por edhe mjeshtër i fasadës. Dhe njerëzit duket se pëlqyen dukjen dhe jo brendinë, brendi e cila këto vitet e pushtetit si kryeministër ia zbuloi ndjenjën e arrogantit dhe dhunuesit me forcën e pushtetit.

Edi Rama ishte model tjetër nga ai i Fatos Nanos, që për hir të së vërtetës, Nano ishte liberal në mënyrën e administrimit të pushtetit dhe të PS-së.

Pas marrjes së PS-së, Edi Rama, e transformoi krejt shtyllën kurrizore të së majtës socialiste. I mori palcën e majtë dhe ia zëvëndësoi me “rilindjen”, njëlloj si Hugo Chavez në Venezuelë në të njëjtat vite, paralel me Edi Ramën, tjetërsoi Venezuelën, duke e kthyer në një pushtet agresiv, të dhunshëm dhe siç transmetoi dje BBC në një dokumentar për Chavez, harxhoi miliarda për të blerë zgjedhjet. Hugo Chavez mori nga banka qendrore mbi 12 miliardë dollarë për të blerë zgjedhjet, kurse Edi Rama përdori bandat kriminale me miliardat e kanabisit për t’i blerë votat, siç edhe po del nga hetimet e drejtësisë, por që me shumë se çdokush e nxori “Zëri Amerikës”, RAI1 dhe stacionet gjermane.

Hugo Chavez iku me kohë, kurse Edi Ramës po i vdes epoka e tij 20-vjeçare e pushtetit. Dhe për fajin e tij, se do t’i ketë të gjithë pushtetet, madje dhunshëm dhe me propogandë që edhe kur të rreh, t’i thuash “faleminderit”.

Epoka e Edi Ramës po vdes! Eshtë çështje kohe, por ka filluar Fillimi i FUNDIT!/Koha Jone-N. Lesi/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

UNA27/03/2019 13:22

Ajo TA PERPLASI KEQAS PLEHUC LESI.; CFARE DO I THUAC?AMA, JO GENJESHTRA PER HAKMARRJE POR TE VERTETEN! hAHAHAHAHA TE VERTETEN SURATI YT? MASHTRUES E ZOG MASTRUESI§

Cuco26/03/2019 20:52

Nje perqafim te sinqerte Ajo-se, nga nje nje i sinqerte si ajo. Ky maloku i fushes asnjehere nuk ka qene e nuk do jeté asnjehere i sinqerte, por nje dallkauk pa shtylle kurrizore .

Ajo24/03/2019 18:53

Lesi kujton se ka me shume moral se Rama. Por ne bashkestudentet e tu te njohim shume mire. Ne vitet 84-87 ( vite qe ju kam njohur jo personalisht) te gjithe studentet kishin alergji ndaj jush dhe ambicjes suaj te pa merituar ( qesharake ) per te rene ne sy te partise dhe per te qendruar patjeter ne Tirane, duke u bere ure ndaj kujdo qe kish pushtet partiak. Sa per studimet universitare ( fizike ) nuk besoj se ndoqe ndonje ore leksioni apo seminari sepse ishe shume i angazhuar per te edukuar studentet me mesimet e partise dhe organizuar aktivitete “ artistic” per te krijuar njeriun e ri. Menjehere pas nderrimit te sistemit, kam mbetur e shokuar te shoh se si nje medioker me ambicje te pakufishme, u be pronari i “ Koha jone” qe ishte nje nder shkaktaret kryesore te nxitjes se popullit te jugut ( ne sinkron me komunistet e konvertuar ne socialiste te etur per pushtet ) drejt shkaterrimit dhe vrasjeve makabre qe u perhapen si uragan ne gjithe Shqiperine. Prandaj mbylle gojen Lesi, sepse arsyeja e urrejtjes suaj ndaj Rames eshte personale. Ti kishe ambicje po aq te medha sa edhe Rama dhe je po aq i pamoralshem dhe shkaterrues sa ai, por ti nuk mund ta pranosh se sot pas 28 vjetesh ke mbetur po ai provinciali i mjere qe donte te behej i pari i vendit por kurre nuk mundi. Rama ta hodhi!

Shto koment

Denonco